Sali: Jemi në fazën e qetësimit të valës së katërt të pandemisë

February 28, 2022
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, beson se sipas rezultateve nuk ka nevojë të vazhdohet me skriningu te nxënësit, sepse përqindja e nxënësve të infektuar është shumë e vogël.

Ai theksoi se shifrat e të infektuarve të rinj monitorohen çdo ditë, duke shtuar se tani jemi në fazën e qetësimit të valës së katërt.

“Sipas rezultateve të deritanishme, besojmë se nuk ka nevojë të vazhdohet me skriningun, sepse ia kemi arritur qëllimit. Kemi kërkuar nga ky skrining që të shohim sa është përqindja e fëmijëve tëinfektuar, shohim që numri është shumë i vogël, 0.8 për qind, kështu që nuk ka nevojë të vazhdohet më tej. Ne ndjekim numrat çdo ditë, kështu që mendojmë se jemi në fazë të qetësimit të valës së katërt”, tha Sali, pas shënimit të Ditës së Sëmundjeve të Rralla.

Ndërsa për atë nëse në seancën e nesërme të Komisionit për Sëmundjet Infektive do të propozohet zbutja e masave kufizuese, ministri theksoi se fillimisht do të analizohet gjendja epidemiologjike dhe pastaj do të merret vendim se në cilin drejtim do të lëvizet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nesër shqyrtohet heqja e maskës në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Tenistja numër një në Rusi kërkon të ndalet lufta

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë