sali doza e trete e vaksines eshte mbrojtesi me i mire 62018ebc92d40

Sali: Doza e tretë e vaksinës është mbrojtësi më i mirë

February 7, 2022
min lexim
bekim sali 1 750x430 1

Numri i qytetarëve të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Kovid-19 nuk ësht i mjaftueshëm, por ende më e pakënaqshme është ajo që shumë më i vogël është edhe numri i atyre që e kanë marrë dozën e tretë, e cila është mbrojtësi më i mirë veçanërisht për pacientët me kormobiditete, deklaroi sonte ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, duke dërguar apel te ai grup qytetarësh sa më shpejtë të drejtohen në pikat e vaksinimit që të mbrohen.

“Analizat tona parësore, të cilat nuk janë përfundimtare, na japin njohuri se doza e tretë është mbrojtësi më i sigurt. Apeloj te të gjithë qytetarët tanë, i lusim të gjithë që kanë kormobiditete, sa më shpejtë të drejtohen te të gjitha pikat e vaksinimit që të mbrohen”, deklaroi Sali në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, pas pranim-dorëzimit të pjesës së parë të donacionit nga Italia prej 250 mijë doza vaksina kundër Kovid-19.

Në pyetjen sa para shpenzohen në asgjësimin e vaksinave, duke e marrë parasysh atë që kah fundi i muajit do të asgjësohen 300 mijë vaksina, Sali tha se tani nuk është momenti i kalkulimeve financiare, por ka informuar se shkatërrimi i një shishe prej gjashtë dozave vaksinë kushton 0,29 denarë.

“Mendojmë se nuk është momenti i kalkulimeve financiare. Ne jemi në periudhën e një pandemie e cila zgjat, edhe pse disa shtete tashmë e llogarisin tregim të përfunduar, por ne merremi me punë sekondare ose terciale, ndërsa primatin e harrojmë. Asgjësimi i vaksinave nuk kushton pothuajse asgjë aq sa përhapet. Një shishe që është gjashtë doza vaksinë kushton rreth 0,29 denarë dhe mendoj se nuk duhet të bëhet ndonjë politikë për asgjësimin e vaksinave, aq sa është i rëndësishëm vaksinimi në kohë i popullit tonë”, shtoi ministri i Shëndetësisë.

Ai edhe njëherë dërgoi apel te qytetarët të vaksinohen që të mbrohen nga virusi.

“Ne këtë nuk e shohim nga aspekti i fushatës që t’i shpenzojmë vaksinat, për të mos i asgjësuar. Fushata jonë është me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullsisë. Mendoj se secili nga ne ka humbur ndonjë të afërt nga familja ose ndonjë mik dhe e dimë sa e trishtueshme është për secilin nga ne për shkak të faktit se i kemi humbur për shkak se nuk kishim vaksina. Mendoj se e bëjmë atë që është më e sigurt për popullin tonë”, tha Sali.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

d0b1d0b5d181d0b8d0bcd0b8 d181d0be d0b1d0b5d0bad182d0b5d188d0b8 d0b4d0bed0b6d0b8d0b2d0b5d0b0d0b2d0bcd0b5 d181d0bed0bed0b1d180d0b0d19c 62018dcd7a266
Story i mëparshëm

Бесими: Со Бектеши доживеавме сообраќајна несреќа кај Владата, нема потешко повредени

rrefimi prekes i bekim shabanit per bekim junuzin ishim te pandare ne lufte dhe jete ai ishte trim i rralle 620190eda0b1a
Story i radhës

Rrëfimi prekës i Bekim Shabanit për Bekim Junuzin: Ishim të pandarë në luftë dhe jetë! Ai ishte trim i rrallë!

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë