Rrëfimi prekës i Bekim Shabanit për Bekim Junuzin: Ishim të pandarë në luftë dhe jetë! Ai ishte trim i rrallë!

Ata ishin dy Bekimë në luftë dhe të tillë ishin në paqe. E Bekim Junuzi nga Kumanova sot ndërroi jetë, pas një sulmi në tru. Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, shokët, për ish-bashkëluftëtarët e UÇK-së, e veçanërisht për Bekim Shabanin, shokun e pandarë të jetës, shkruan Open-TV.

Edhe Bekim Shabani është nga Kumanova. Ai në një rrëfim ekskluziv për Open-TV thotë se ende nuk po i besohet se emnaku i tij nuk ka ndërruar jetë.

“Jo assesi nuk më besohet. E kam hapur facebookun dhe po lexoje se ka ndërruar jetë shiku im i luftës dhe i paqes, shoku i familjes, Bekim Junuzi. E pamundur. Pardje u takuam dhe folëm dhe sot nuk jeton më”, e nis rrëfimin Bekimi Shabani, teksa i dridhën buzët derisa flet.

Dhe më pas, Bekimi kthehet 20 vite më parë, duke kujtuar momentet më të mira dhe më të vëvshtira në luftën e vitit 2001 në komunën e Likovës. Ai kujton se si janë takuar për herë të parë në fshatin Orizare.

“Jemi takuar në fshatin Orizare. Aty e kishim bazën. Kur unë iu bashkova UCK-së ate e kam gjetur në Orizare. Dhe, prej ditës së parë e deri në të fundit kemi qenë së bashku, në aksione e të tjerë. Bekimi ka qenë trim, shok i mirë. Ne që kemi pasur situata të vështira në luftë dhe i kemi dal në krah njëri-tjetrit pas luftës jemi konsideruar si vëllezër. Kam kujtime të mira me Bekën. Ishte njeri me humor të mirë. Edhe në momentet më të vështira ai gjente fjalë të lezetshme. A di çka: Nuk po më besohet se ai nuk është në mesin tonë. Thjeshtë kam mbetur pa fjalë. Miqësia jonë ka vazhduar edhe pas luftës. Bekimi ka qenë edhe prind i mirë, sepse pas luftës kemi përzier familjet”, vijon tregimin e tij Bekimi për Bekimin tashmë të ndjerë.

Ai thotë se Bekim Junuzi do të jetë gjithmonë në zemrën e tij.

“Shumë do të më mungojë. Po, ai edhe pse ka vdekur, për mua është gjallë. Ai do të jetoj në zemrat e gjithë shoqërisë”, përfundon rrëfimin mes lotësh Bekim Shabani.

Bekimi pas vetës ka lënë gruan dhe tre fëmijë.

Varrimi i Bekim Junuzit pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme (e martë, 8 shkurt 2022) në varrezat e qytetit në Kumanovë./Open-TV/

PS: Bekim Junuzi në dy fotot e para është i pari majtas

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sali: Doza e tretë e vaksinës është mbrojtësi më i mirë

Story i radhës

Kovaçevski: Është arritur marrëveshje që paga minimale të jetë 18.000 denarë

Të fundit nga