Sali: Disa mjekë kanë shfrytëzuar protokolle të shteteve tjera

February 9, 2022
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sonte në një intervistë ka treguar se disa nga mjekët nuk i janë përmbajtur protokolleve të RMV-së, por kanë marrë protokolle nga vende të tjera.

Megjithatë ai tha se kjo nuk është gabim.

“Më vjen keq që mjekë apo institucione të caktuara nuk e zbatuan këtë protokoll. Ata kanë marrë protokolle nga vendet fqinje. Por kjo nuk është gabim. Ka protokoll, por ndoshta jemi dembel për të lexuar protokoll 35 faqesh”.

“Dje në Komisionin e Sëmundjeve Infektive folëm se si të bëjmë një protokoll që të jetë i aksesueshëm dhe i qartë për publikun. Sepse ky protokoll është shkruar shumë profesionalisht dhe nuk do të kuptohet. Nëse publikohet në një formë të tillë profesionale, mund të çojë në abuzim dhe individë të caktuar të trajtojnë veten”, tha Sali.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sekretarja e Jashtme britanike: Pushtimi i Ukrainës do të ishte gabim i madh

Story i radhës

Inceneratorët, Kryemadhi: Ekskursionet e deputetëve nuk zbardhin të vërtetën

Të fundit nga

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin. Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën
ShkoLartë