Inceneratorët, Kryemadhi: Ekskursionet e deputetëve nuk zbardhin të vërtetën

schedule19:45 – 9 Shkurt, 2022

“Ekskursione të panevojshme”, i ka quajtur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi inspektimet e kryera në inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit nga anëtarët e komisionit hetimor.

Sipas kryetares së LSI, provat nuk gjenden duke parë muret e kapanoneve por janë lehtësisht të aksesueshme nëse lexohen letrat e procedurës.

“Të dashur qytetarë, video ekskursionet e deputetëve në vend ndërtimet e inceneratorëve, që zbarkojnë në mënyrë pompoze, si të jenë oficerë policie në vendin e krimit, janë tërësisht të panevojshme për zbardhjen e të vërtetës. Ky grup i strukturuar kriminal me zyrtarë shtetëror, i përfshirë tek afera e inceneratorëve, e ka konsumuar veprën penale nga komoditeti i karrigeve të tyre në zyrat e shtetit! Faktet, që LSI ka bërë publike prej kohësh, nuk gjenden duke parë muret e kapanoneve por janë lehtësisht të aksesueshme nëse lexohen letrat e procedurës dhe ndiqet rruga e parave. Faktet, LSI i ka dorëzuar të plota në SPAK dhe mbetemi besimplotë se, sado të vonohet në kohë, asnjë prokuror dhe gjyqtar me integritet, nuk do mundet t’i anashkalojë shkeljet ligjore trashanike që zyrtarët dhe miqtë e tyre kanë kryer. Po risjell edhe njëherë në kujtesën tuaj, e mbi të gjitha të drejtësisë, se e njëjta sekuestro preventive që është zbatuar nga SPAK për rastin e Elbasanit, duhet të zbatohet pa humbur kohë edhe për 2 të tjerët. Inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës duhet të ishin prej kohësh të bllokuar, ashtu siç duhet të ishin bllokuar edhe pagesat e qeverisë për to!  Shikoni dhe njëherë se si, të njëjtat kompani fiktive që zyrtarët i kanë përdorur në rastin e Elbasanit për të marrë përfitime të parregullta monetare, janë përdorur edhe në inceneratorin e Tiranës dhe Fierit. Koha për veprim”, shkruan Kryemadhi. /

Story i mëparshëm

Sali: Disa mjekë kanë shfrytëzuar protokolle të shteteve tjera

Story i radhës

​Austri: Policia gjen emigrantët e fshehur në kamionë

Të fundit nga