Sali Çekaj-Veterani, gurthemel i pavarësisë së Kosovës!

April 18, 2022
min lexim

N’përvjetorin e 23-të, të rënies heroike në betejën e lavidishme të Kosharës legjendare, mu në Rrasë t’Kosharës, ra Kryekomandanti epik i luftës çlirimtare, heroi Sali Çekaj-Veterani !

Kush ishte Sali Çekaj-Veterani ?

Ishte: Themelues dhe themeltar i rezisistencës së armatosur dhe i UÇK-së n’Republikën e Kosovës, n’kuadër të Insutitucionëve legjitime & legale, saktësisht n’Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës (FARK).

Sali Çekaj ndër t’parët që i priu idesë dhe projektit të organizimit praktik të rezistencës së armatosur në luftën për çlirim nga armiku shekullor.

Heroi Sali Çekaj ishte personalitet dhe figurë poliedrike dhe shumë dimensionale, figurë unikale, nacional-historike në të cilin gjejmë gjakimin e dimensionit të trefishtë të vyrtytit atdhetar :

– Idealin,

– Ndjenjën e sakrificës sublime, dhe

– Rënjën n’altarin e lirisë.

Sali Çekaj mund të krahasohet me figuren unike të Hasan Prishtinës!

Të rrallë, tepër t’rrallë n’histori, janë figurat dhe personalitetet e profilit të Sali Çekaj- Hero.

Në fushën e dijes akademike dhe nivelin intelektual, ishte i spikatur dhe i shquar n’profesionin e juristit që ushtroi n’kohë kruciale për fatet e Dardanisë Antike-Kosovës.

I brumosur n’traditën dhe n’kulturën, nacional-demokratike dhe atdhetare, sfidat dhe përpjekjet e popullit të tij, e gjejnë Sali Çekajn n’ballë të proceseve historike dhe t’betejave vendimtare që nga e 81-ta, deri n’ditën e rënies heroike n’betejën me armikun shekullor serbo-sllav me 19 prill 1999 në Rrasë të Kosharës !

Sali Çekaj, ushtroi grupin e parë të bërthamës së rezistencës!

Sali Çekaj, n’tre fusha veprimi e veprimtarie është unikal, i papërsëritshëm dhe ekskluziv;

– E para ; si jurist dhe konstitucionalist, Sali Çekaj është i pari i cili harmonizoj Statutin e Komunës së Deçanit me Kushtetutën e Republikë së Kosovës, pra sanksionoi edhe n’vepër aktin m’a t’lartë juridik të Republikës së Kosovës, Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit 1990.

– E dyta; n’jetën dhe n’veprimtarinë politike, Heroi Sali Çekaj, ishte rreshtuar n’Lëvizjen Nacionale për Liri e Pavarësi (LDK), të prirë nga Presidenti historik, Dr.Ibrahim Rugova dhe elita intelektuale dhe akademike e Kosovës së fundviteve 80-ta, të shekullit të kaluar, ku Heroi Sali Çekaj ishte edhe ndër themeluesit e Degës së LDK-së në Deçan, dhe më pas në Gjermani, ishte sekretar i Degës m’a t’fuqishme të LDK-së jashtë aAtdheut, dhe përgjegjës për zyrën e saj, e cila ishte edhe përfaqësi unike diplomatike & kombëtare e Kosovës n’Perëndim.

– Treta; n’fushën e organizimit të rezistencës së armatosur, si levë e lëvizjes për çlirim n’kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës, Heroi Sali Çekaj, ishte ideator, kreator, ushtar, ushtarak dhe Komandant Brigade.

Sali Çekaj, sillte armatim, zinte pusi dhe kryente aksione luftarake kundër pushtuesit.

Formoi, udhehoqi dhe komandoi grupet para n’stërvitjet ushtarake të shqiptarëve të Kosovës n’Shqipëri në vitin 1991 e këndej, duke motivuar, konstruktuar e realizuar edhe sulmet e para të armatosura kundër forcave militare të pushtuesit të egër serbo-sllav n’Dukagjin, n’Drenicë, n’Llap dhe gjithandej n’Kosovën martire…!

Heroin Sali Çekaj, për vitet që e njoha (vitet e 90-ta) n’Gjermani si bashkëveprimtarë të Lēvizjes nacionale t’shqiptarëve t’Kosovës (LDK) për Liri & Pavarësi, e kujtoi si një figurë dhe personalitet që rrezatonte besim & unitet, largëpamësi & vizion, si dhe vendosshmeri & konsistencë në kauzën tonë nacionale.

Një burrë i shtruar por kurrë i nënshtruar, i qetë dhe i matur n’sjellje dhe n’raporte pune, angazhimi dhe veprimtarie n’dobi t’kombit & atdheut, në njëren anë, derisa, në anën tjetër; energjik, konsekuent dhe i zjarrtë në realizimin e synimeve dhe aspiratave të popullit të Kosovës për liri & pavarësi nga Serbia, për çfarë, Heroi Sali Çekaj u dëshmua n’t’gjitha etapat kruciale dhe vendimtare deri n’rënien për t’mos vdekur kurrë.

Agim Ramadani dhe Sali Çekaj bënë planin e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar !

Heroi Sali Çekaj & Agim Ramadani me shokë, n’kudër të FARK-ut, ideuan dhe realizuan n’vepër betejën legjendare të Koshares dhe thyrjen e kufirit shqiptaro-shqiptar t’vendosur padrejtësisht nga pushtuesit shekullor serbo-sllav për gati një shekull.

Heroi Sali Çekaj, e njihte mirë armikun, e njihte mirë historinë kombëtare, por e njihte po aq mirë edhe mendësinë shqiptare dhe mundësinë e infiltrimit dhe “penetrimit” të armikut në përçarjet tona dhe bajraktarizmit i cili dëmtonte interesin dhe luftën tonë për liri me “krimbin” e vëllavrasjës, andaj shumë energji i kushtonte Sali Çekajt, amortizimi dhe neutralizimi i këtij rreziku permanent dhe fatal për luftën dhe unifikimin e gjithë potencilait kombëtarë për çlirim…!

Heroin Sali Çekaj, prej vitit 81, e deri n’rënie, me 19 Prill 99, e gjemë në të gjitha sfidat, përpjekjet dhe betejat e Kosovës dhe shqiptarëve, për liri dhe t’ë drejta kombëtare, si pararoj dhe gardian i kauzës nacionale deri n’frymën e fundit t’lënë n’Rrasë t’Koshares.

Heroi Sali Çekaj me veprën e tij, u ngritë në Panteonin e burrave të shquar të kombit.

Presidenti historik Rugova, Heroin Sali Çekaj e quajti burr të madh të Kosovës dhe gur-themel të Pavarësisë !

Ra, n’Rrasë të Koshares për t’i sjellë atdheut dritën elirisë.

N’Kosharen legjendare, Saliu prehet i qetë në ëndrrat e veta dhe t’brezit, t’përkundura n’djepin patriotik e atdhetar të familjes me taban kombëtare,

– Prehet në idealet dhe sakrificën sublime të brezave ndër shkeuj, përfshi Rilindasit & të rënët për t’njëjtën kauzë.

Ra për t’u përjetësuar dhe për t’a përligjur të drejtën e popullit shqiptar n’Kosovë, që t’jetë i lirë dhe sovran n’troje t’veta etnike & historike.

Vepra dhe jeta e Heroit Sali Çekaj, do jetë udhërrefim për brezat, se si bartet e përçohet amaneti i brezave për liri.

Personaliteti dhe figura e tij, është dhe do jetë, emblemë e Kosovës dhe shqiptarisë.

Lavdi Heroit të Kosovës, Komandant, Sali Çekaj-Veteranit !

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

6 raste kur dëshira e lartë seksuale mund të jetë shenjë e traumave të së kaluarës

Story i radhës

Don Mikel Sopi: Ftesë për paqe mesazhi i Pashkëve këtë vit

Të fundit nga

ShkoLartë