Sali Berisha ndezi “radarin” e vijës së kuqe për Serbinë, në rast se sulmon Kosovën

May 1, 2022
min lexim

Ne duam paqe, bashkëpunim, stabilitet dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Serbinë, por, nëse kjo do luftë në Kosovë, atëherë Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të “qëndrojnë duarkryq”, por do të reagojnë si “NJË KOMB I VETËM në mbrojtjen e Kosovës”, tha ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nga Tirana, në fjalën përshëndetëse të rastit të “1800 delegatëve” të Kuvendit të Përgjithshëm Ri themelues të Partisë Demokratike (30 prill 2022).

Së fundi, ja pas 30 vitesh (1990-2022), ndodhi që të ndizet “radari politik” i ish-presidentit dhe I ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili në fjalimin e tij në Kuvendin e Përgjithshëm Ri themelues të Partisë Demokratike, bërë në Sallën e Kongresve në Tiranë, më 30 prill 2022, ndër të tjera, deklaroi edhe këtë mesazh të fuqishëm dhe domethënës për mbrojtjen e Kosovës nga ana e Serbisë së Aleksanndër Vuçiqit: “Ne jemi e do të jemi për bashkëpunim rajonal, ne jemi e do të jemi e do të bëjmë për paqen dhe stabilitetin në rajon, por ne kurrë nuk do ta shndërrojmë Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë ndaj Kosovës. Ne s’do të pranojmë kurrë Ballkanin e Hapur, një aleancë trilaterale, anti-shqiptare, një aleancë e cila është fund e krye në shërbim të Serbisë së Madhe, një aleancë e cila është fund e krye në shërbim të influencës ruse në rajon, koha po provon se miku i ngushtë i Edi i Ramës, Aleksandër Vuçiq, në fakt padroni i tij absolut, ka rikthyer Serbinë në politikën e tij ashtu siç ka qenë 100 vite më parë, një Rusi e vogël në rajon…Kërcënimet mbani për vete, pasi atë fat që do ta pësojë Putini në Ukrainë, do ta ketë edhe Vuçiq në çdo aventurë në Kosovë dhe kudo tjetër. Megjithatë, ne jemi këtu prapë në këmbë për t’i thënë këtij serbomadhi se çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës do të përballet me reagimin e kombit shqiptar si komb i vetëm”. (Shh në: https://atvlive.tv/ballina/berisha-vuciqit-mos-tento-destabilizim-ne-kosove-do-te-perballesh-me-reagimin-si-komb/).

Ky paralajmërim i Sali Berishës, drejtuar krerëve të Serbisë, Alekasandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Ana Bërnabiq etj., duhet të merret më se seriozisht nga ana e politikës dhe e diplomacisë së Serbisë, sepse Shqipëria nuk do t’i përsërite gabimet e saj fatale politike dhe diplomatike të viteve ’90 të shekullit XX, kur Slobodan Milosheviqi me tanke ushtarake e ripushtoi Kosovën (mars 1989). Mirëpo, Tirana zyrtare lëre që nuk e paralajmëroi dhe, nuk e kërcënoi kryekriminelin Slobodan Milosheviq, por as që pati denjuar t’i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike ndërshtetërore me Serbinë gjenocidale, edhe pse në Kosovë vriteshin me qindra e mijëra shqiptarë të pafajshëm civilë (foshnja, fëmijë, gra, vajza, djem, burra dhe pleq). Ky qe fataliteti i politikës zyrtare të Tiranës zyrtare, ngase nuk ndërmori asnjë vendim preventiv qoftë diplomatik apo ushtarak për ta shpëtuar Kosovën nga shfarosja e gjenocidit serb (1989-1999).

Pikërisht, këtu qëndron fataliteti i “filozofisë politike” të liderëve politikë të Shqipërisë (1990-2022) se nuk kanë pasur dhe, edhe sot nuk kanë kurrfarë strategjie të objektivave prioritare të zgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, duke përfshirë edhe Kosovën e pavarur. Mirëpo, ky ishte, dhe, edhe sot është një minus i madh dhe i pakorrigjueshëm politik, diplomatik dhe ushtarak, sepse de fakto dhe de jure kjo “exit stragy “, duke injoruar ngritjen dhe shqyrtimin e problemit kolonial të shqiptarëve në shkallë diplomatike ndërkombëtare, përligjin vetëm interesat dhe fitoren më të madhe të Serbisë gjenocidale, sepse kjo, edhe në drejtimin e kriminelit të saj, Slobodan Milosheviq ia arriti t’i përçante forcat politike dhe ushtarake ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës (1989-1999). Rrjedhimisht, Serbisë i mbetën duart e lira që ta digjte Kosovën shqiptare për arsye se nuk e kishte mbrojtjen ushtarake të Shqipërisë, as të Evropës e as të bashkësisë ndërkombëtare (1989-1999). Një politikë të tillë pro-millosheviqiane antishqiptare, tani pas 30 vitesh, është duke e zbatuar edhe ish-bashkëpunëtori dhe ish-ministri i Informacioneve të Qeverisë së tij, Aleksandër Vuçiq (ish-sekretar i Përgjithshëm i PRS-së së Vjosilav Sheshelit), cili për interesa nacionale dhe shtetërore hegjemoniste të Serbisë, ka përfituar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me të cilin kanë themeluar “Ballkanin e Hapur”, që do të thotë vazhdimësinë e luftës së Serbisë së Madhe për sundimin dhe gllabërimin e territoreve të Shqipërisë Etnike, duke përfshirë edhe Kosovën.

Ndryshe nga politika dhe diplomacia e deritashme e Shqipërisë (1990-22022) ndaj Kosovës, mesazhi i Sali Berishës, drejtuar presidentit serb Aleksandër Vuçiq, që të mos provokojë luftë në Kosovë, inkurajon të gjithë shqiptarët, që të jenë të mobilizuar dhe në gjendje gatishmërie, se në rast invadimi të Kosovës nga Serbia gjenocidale, të të gjithë të ngrihen në këmbë dhe të reagojnë si “një KOMB I VETËM”, duke mos lejuar që Serbia ta gllabërojë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Pra, thjesht, thelbi i mesazhit realist të Sali Berishës për Vuçiqët, Daçiqët dhe Bërnabiqët, do të thotë-larg duart nga Kosova, se do të digjeni në flakën dhe në zjarrin e luftës, po qe se e shkaktoni si dikur soldateska çetniko-fashiste paramilitare, police dhe militare e Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Së më sipër, sikur Sali Berisha dhe pasardhësit e tij si presidentë dhe kryeministra të Shqipërisë, t’ia kishin dërguar Slobodan Milosheviqit në mesazh të tillë të sipër theksuar të ish-presidentit dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha, mirëfilli Serbia kurrë nuk do të kishte pasur guximin, që të marshonte ushtarakisht në Kosovë (1989), sepse siç thotë sot, Sali Berisha ( jo më pak se 30 vjet vonesë), bandat invaduese serbe, do të priteshin me armë nga të gjithë shqiptarët e Ballkanit, jo vetëm nga UÇK-ja guerile, e cila nuk pati mbështetjen as politike, as diplomatike e as ushtarakë nga Tirana zyrtare (1989-1999).

Megjithatë, një fjalë popullore thotë “ më mirë vonë se kurrë”. Ndonëse në politikë një sintagmë e tillë, nuk është e pranueshme, ngaqë gabimet, dëmet dhe pasojat e shkaktuara nuk mund të korrigjohen dhe të kompensohen post festum , për shkak të krijimit të gjendjes së re dhe të rrethanave politike në terren, qoftë në kuptimin e ngushtë a të gjerë të politikës së brendshme apo të asaj ndërkombëtare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zyrtari ushtarak i Kharkiv: Mbrojtësit tanë u pritën me lot

Story i radhës

Hill vjen me një paralajmërim për Serbinë rreth Kosovës: Nëse vazhdon përkrahja e Rusisë…

Të fundit nga

ShkoLartë