Sali Berisha i reagon ashpër Ramës pas arrestimit të Ballistit, ka disa fjalë për lidhjen e tij me Vuçiqin

May 25, 2022
1 minut lexim

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i kthyer në krye të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 majit, Sali Berisha ka reguar në lidhje me urdhërin e Ramës për të arrestuar superfansin e komëbtarës, Ismail Morina.

Berisha shprehet se këtë urdhër e ka pranuar nga Serbia dhe ka arrestuar superfansin, për dronin që lëshoi në stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit, përcjell “Bota sot”.

Ai kërkon lirimin e tij urgjent duke shtuar që dënon me ashpërsinë më të madhe arrestimin e Morinës.

Postimi i plotë

Rama me urdher te Beogradit arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina.

Kerkoj lirimin e tij urgjent.

Te dashur miq, me urdher te Edi Rames arrestohet sapo vuri kemben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje per dronin qe leshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serb me ne krye serbomadhin Vuçiç.

Qe nga ajo kohe Ismail Morina eshte shnderruar ne njeriun me te persekutuar ne Ballkan. Rama dhe Vuçiç perkatesisht sherbimet e tyre sekrete kane montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnje baze.

Denoj me ashpersine me te madhe arrestimin e Morines dhe kerkoj lirimin e menjehershem te tij. Ju beje thirrje te gjitha organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut te nderhyne per lirimin e tij te menjehershem dhe te denojne persekutimin politik te Morines nga binomi famekeq Rama-Vuçiç.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurti e takon Abazoviç për herë të parë pasi u bë kryeministër, nuk flasin për demarkacionin

Story i radhës

Reja: Roma do ndjehet në shtëpi në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë