Salah: Jemi shumë afër të fitojmë katër trofe këtë sezon

Mohamed Salah ka thënë se Liverpooli dëshiron të fitojë katër trofe këtë sezon.

Liverpool fituan Kupën Caraboa në shkurt dhe janë në garë për titull në Premier Ligë, janë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe në gjysmëfinale të Kupës FA.

‘Reds’, kanë mundësi të fitojë katër trofe, nëse vazhdon me paraqitje të mirë deri në fund të sezonit.

Salah për webfaqen e Liverpoolit tha, se ata dëshirojnë të fitojnë të katër tituj këtë sezon.

“Dëshirojmë të fitojmë katër trofe këtë sezon”, tha egjiptiani.

“Nuk e kemi bërë kurrë më parë. Këtë sezon jemi shumë afër dhe jemi në një formë të mirë”, vazhdoi ai.

29 vjeçari gjithashtu komentoi edhe në lidhje me ndeshjen ndaj Manchester City.

“City është një pikë përpara dhe luan në shtëpi. Mendoj se kjo u jep atyre më shumë avantazh”, ishin fjalët e Salah.

Në ndeshjen e parë në ‘Anfield’, City dhe Liverpool ishin ndarë baras 2:2, me golat nga Phil Foden dhe Kevin De Bruyne për ‘Citizens’, për ‘Reds’ kishin shënuar Sadio Mane dhe Mohamed Salah.

Sot me fillim nga ora 17:30 do të zhvillohet ndeshja në ‘Etihad Stadium’, ndërmjet dy vendeve të para në Premier Ligë, Cityt dhe Liverpool.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të llogarisni datën e lindjes: Mjekët përmendin javët, ju përmendni muajt

Story i radhës

181 të arrestuar në vetëm një javë, 33 të shpallur në kërkim

Të fundit nga