Salah bën historinë në Premier Ligë me dy golat e tij kundër United

April 20, 2022
1 minut lexim

Mbrëmë gjiganti anglez Liverpool e shkatërroi Manchester Unitedin, duke e mposhtur si vendas në “Anfield Road” me rezultat të thellë 4:0.

Protagonistë në fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp ishin treshja e sulmit, Sadio Mane, Luis Diaz dhe Mohamed Salah, të cilët ndihmuan Liverpoolin të ngjitet në vendin e parë në tabelë.

Në fakt, ylli egjiptian Mohamed Salah arriti të shënojë dy gola në ndeshje dhe të asistojë të goli i parë i Diaz, kështu duke çuar në 30 gola dhe 12 asistime statistikat e tij në të gjitha garat këtë sezon.

Po ashtu, Salah tani ka hyrë në histori të Premier Ligës angleze, ku është bërë lojtari i parë që arrin të shënojë pesë gola brenda një sezoni kundër Manchester United.

Në takimin e parë që u zhvillua në kuadër të xhiros së nëntë të Premier Ligës, Liverpooli si mysafirë e shkatërroi Manchester Unitedin me rezultat 5:0, ku Salah kishte shënuar plot tre gola në atë ndeshje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arrestohet i riu nga Shkupi, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Story i radhës

Abazoviq do të prezantojë sot konceptin për qeverinë e ardhshme

Të fundit nga

ShkoLartë