Sako: Do të jemi të denjë edhe në Europë

May 2, 2022
1 minut lexim

Tepër i emocionuar pas shpalljes kampion me Tiranën, trajneri Arben Sako deklaroi:

“Është një titull që i mungonte klubit që prej vitit 1994 dhe për fatin e mirë si unë ashtu edhe profesor Agim Reka kemi qenë protagonistë të asaj skuadre. Nuk gjej fjalë për t’i falënderuar djemtë e Tiranës për punën e shkëlqyer në të gjithë vitin dhe për sakrificat dhe mundin, ku si rezultat erdhën edhe këto finale kaq të bukura. Nuk duhet harruar edhe Erzeni që bëri një paraqitje të shkëlqyer”, u shpreh fillimisht Sako.

Më tej trajneri theksoi vështirësitë e finales së fundit, për të vijuar më pas me falënderimet për të gjithë ata që kanë kontribuuar në një sezon të tillë: “Në këtë finale kishim tre lojtarë të dëmtuar, si Lapera, Ledion Martiro dhe Gaxiri. Por falë karakterit dhe sakrificës së këtyre lojtarëve ne arritëm që ta kurorëzojmë me sukses titullin.

Këtë triumf në radhë të parë ia dedikoj familjes sime, që më durojnë kaq shumë. Ua dedikoj gjithë këtyre djemve të mrekullueshëm dhe të gjithë asaj plejade që ka sakrifikuar për volejbollin e Tiranës, si trajnerët Ali Lulolli, Harun Dojaka, Fatmir Sharofi, Farie Hoti e shumë e shumë të tjerë”.

Në fund ai shtoi: “Vitin tjetër do ta shikoni që do të jetë një Tiranë akoma edhe më e fortë, që do të marrë pjesë në Kupat e Europës dhe do të ballafaqohet denjësisht. Gjej rastin që t’i falënderoj të gjithë sportdashësit e Tiranës, pavarësisht se nuk i kënaqëm në finale e tretë.

Ndërsa qershia mbi tortë i mbetet administratores së klubit, Deborah Keçi, që punon natë e ditë për këtë skuadër dhe për të shumësportëshin e Tiranës”, përfundoi trajneri Arben Sako.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ziadin Sela uron myslimanët për festën e Fitër Bajramit

Story i radhës

Kovaçevski në Greqi, vendet e Ballkanit luftojnë për “pavarësi” nga gazi rus

Të fundit nga

ShkoLartë