Analisti Rron Gjinovci ka bërë një përllogaritje të numrit të qytetarëve që morën pjesë në “Marshin për Liri”, duke u bazuar në një fotografi ajrore dhe matjet e sipërfaqes së protestës.
Sipas Gjinovcit, sipërfaqja e zënë nga turma ishte rreth 11 mijë metra katrorë, ndërsa dendësia mesatare vlerësohet në 2.5 deri në 3 persona për metër katror.
Nga kjo përllogaritje, ai thotë se në protestë kanë qenë rreth 25,000 deri në 33,000 persona, ndërsa maksimumi teorik, me dendësi shumë më të lartë, do të ishte rreth 57 mijë protestues.
Postimi i Rronit:
SA PROTESTUES? NJI LLOGARITJE, JO NJI PËRSHTYPJE
(25,000 deri 33,000 protestues)
Fotoja ajrore (nga deputeti i PDK-së Artan Behrami) e kallxon Bulevardin “Nënë Tereza”, prej Sheshit “Skënderbeu” deri te Sheshi “Nënë Tereza”. Turma është e dendun në veri (të fotos), afër skenës, dhe hollohet kah jugu (i fotos).
Metoda standarde ndërkombëtare (Metoda e Jacobs-it) është e thjeshtë:
numri I protestuesve është i barabartë me sipërfaqen e zanun nga protestuesit, shumëzu me persona për m².
Sipërfaqja e matun në Google Maps: 14,271 m².
Maksimumi teorik: me 4 persona/m² kudo, simbas metodës së Jackobs-it, rreth 57,000. Jorealiste, sepse me atë dendësi askush s’mundet me lëvizë prej vendit.
Pa hapësinat boshe: parkingjet, oborret, shatërvani, kafenetë “Metropol” e “Rings”, drunjtë dhe skena zënë rreth 20-25%. Mbesin rreth 11,000 m². Edhe krejt të ngjeshun: rreth 44,000.
Realisht: dendësia mesatare sipas zonave del 2.5 deri 3.0 persona/m².
Rezultati: 25,000 deri 33,000 protestues, maksimumi teorik 57,000 protestues.
Materialet:
1. Foto ajrore e deputetit Artan Behrami;
2. Matja në GoogleMaps e sipërfaqes;
3. Krijimi i posterit shpjegus me ChatGPT.
Burimi: botasot.info


