sa gram sheqer duhet te hani ekzaktesisht ne dite per te mos patur asnje problem shendetesor 634eb9fca20f0

Sa gram sheqer duhet të hani ekzaktësisht në ditë, për të mos patur asnjë problem shëndetësor

October 18, 2022
1 minut lexim

Sheqeri është kudo dhe aty ku nuk jua merr mendja. Sheqernat e shtuar në ushqimet e përpunuara janë bërë një çështje aq shqetësuese sa U.S. Departments of Agriculture and Health and Human Services përditëson në një hark kohor prej 5 vitesh, sasinë e sheqerit që duhet të konsumojë një person në ditë.

Qellimi? Sasia e marrë e sheqerit të jetë jo më shumë se 10% e totalit të kalorive ditore, e kjo për të parandaluar probleme të mëdha shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe diabetin. Në një dietë prej 2000 kalorish, duhet të siguroheni që sheqeri të mos i kalojë 50 gram ose 12 lugë çaji.

Por nevoja për kalori ndryshon individualisht. Nëse 50 gramë iu dukën shumë pak, Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që gratë të konsumojnë jo më shumë se 24 gramë sheqer të shtuar në ditë dhe burrat jo më shumë se 36 gramë.

Mund t’ju interesojë gjithashtu: Shtatë frutat me nivelin më të ulët të sheqerit që mund t’i hani sa të doni

Kjo nuk përfshin sheqernat natyrale në fruta, perime dhe produktet e qumështi. Por çdo gjë tjetër e etiketuar si :koncentrat lëngu frutash, corn syrup, caramel, maltose, maple syrup, dextrose, tapioca, glucose syrups, confectioners sugar, barley malt, molasses, turbinado sugar, galactose, and treacle, është sheqer i shtuar ! pra herës tjetër, mos mendoni se mos ngrënia enjë çokollate, apo ëmbëlsire të vogël , do t;ju shpëtojë ngaSHEQERI I BARDHË INDUSTRIAL! Duhet të tregoheni më të kujdesshëm me regjimin ushqimor, por të mos vuajtur nga problemet që shkaktohen nga “helmi i bardhë”.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

llapi fiton per here te dyte rresht superkupen kosove diaspore 634eb9c355e58
Story i mëparshëm

Llapi fiton për herë të dytë rresht Superkupën “Kosovë-Diasporë“ 

windows 11 po demton rende performancen ne lojera per procesoret ryzen 7000 634ebba1e91b6
Story i radhës

Windows 11 po dëmton rëndë performancën në lojëra për procesorët Ryzen 7000

Të fundit nga

Albin Kurti flet për koalicionin “ideal”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas tij, koalicioni “ideal” do të ishte ai me LDK-në. “Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe,
ShkoLartë