Sa gota ujë duhet t’i pimë në ditë?

July 12, 2023
1 minut lexim

Një rregull i njohur thotë se duhet të pimë 8 gota ujë në ditë, pra 2 litra. Megjithatë, një studim i shkencëtarëve nga Universiteti i Aberdeenit e hodhi poshtë këtë rekomandim. Duke marrë parasysh se afërsisht gjysma e marrjes ditore të ujit vjen nga ushqimi, shkencëtarët vlerësojnë se njerëzve u nevojiten vetëm rreth 1,5 deri në 1,8 litra ujë në ditë, shkruan revista Science.

“Përllogaritja origjinale e dy litrave ujë në ditë është rezultat i një llogaritjeje të gabuar. Uji që duhet të pimë është diferenca midis ujit total që duhet të marrim dhe sasisë që marrim nga ushqimi. Sepse njerëzit pak mund ta dinë me sasi se sa hanë, kështuqë ka një llogaritje të gabuar që na duhen 2 litra ujë në ditë”, tha profesori John Speakman nga Universiteti i Aberdeen rreth studimit të realizuar në nëntor të vitit të kaluar.

Një ekip shkencëtarësh analizoi 5604 njerëz nga 23 vende të ndryshme të moshës nga 8 ditë deri në 96 vjeç. Burrat nga mosha 20 deri në 35 vjeç konsumonin më shumë ujë, mesatarisht 4.2 litra në ditë. Kjo ka rënë me kalimin e viteve, kështu që konsumi mesatar i ujit për meshkujt në vitet e 90-ta është 2.5 litra në ditë.

Gratë nga mosha 20 deri në 40 vjeç konsumonin mesatarisht 3,3 litra ujë në ditë, e cila gjithashtu ra në 2,5 litra në ditë në moshën 90 vjeçare.

Profesor Speakman thotë se hulumtimi është një hap i madh përpara në parashikimin e nevojave të ardhshme për ujë dhe thekson se pirja e tepërt e ujit mund të ketë anë negative.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bashkia Tiranë vlerësohet për menaxhimin e qenve endacakë

Story i radhës

Vuçiç i del në mbrojtje Vulinit pas sanksioneve të SHBA-së

Të fundit nga

ShkoLartë