Pakoja e masave të prezantuara sot nga Qeveria do të peshojë 400 milionë euro, tha ministri i Financave Fatmir Besimi. Ai sqaroi se 90 milionë euro janë para që janë pjesë e disa të hyrave të anuluara pasi Qeveria ka hequr një pjesë të TVSH-së dhe akcizave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas masave për uljen e goditjeve në çmim, të miratuara nga Qeveria, akciza për çmimet e derivateve në bursë do të ulet për 1.2 dhe 4 denarë, ndërsa TVSH-ja në shitjen e energjisë nga 18 në 10 për qind, që do të sjellë çmimi më të ulët të derivateve, për konsumatorët, dhe atë 10.5 denarë më pak për dizelin dhe 11.5 denarë më pak për benzinën. Qeveria ka ulur TVSH-në nga 5 përqind në 0 përqind për produktet bazë.
Besimi ka sqaruar se pjesa e mbetur prej 310 milionë euro janë shpenzime fiskale direkte, por se me mbështetjen për kompanitë përmes Bankës Zhvillimore në ekonomi pritet të kthehen më shumë para, pra kthimi është deri në 500 milionë euro.
Lexo po ashtu:
Nafta do të lirohet për 10 denarë, ndërsa benzini për 11.5 denarë – Qeveria e RVM-së zvogëloi akcizat dhe TVSH-në
Nafta do të lirohet për 10 denarë, ndërsa benzini për 11.5 denarë – Qeveria e RVM-së zvogëloi akcizat dhe TVSH-në
Qeveria planifikon që këtë vit të emetojë një eurobond të ri, ndërsa Besimi tha se ofertat janë duke u grumbulluar për të siguruar kushte sa më të favorshme.
Ai tha se buxheti është likuid, ka rezerva dhe të hyrat janë realizuar sipas planit.
Ai shtoi se buxheti do të ribalancohet kur të jetë e nevojshme.