Xhaferi takohet me përfaqësuesit e SPA-së dhe LSM-së

Me kërkesë të Sindikatës Progresive të Arsimit (SPA) pranë Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi u takua me udhëheqësinë e SPA-së, të prirë nga Vllado Dimovski, Fitim Axhami, Jovan Shape dhe Elena Stojanovska si dhe kryetarit dhe sekretarit të LSM-së, Darko Dimovskit dhe Zllatko Cvetkovskit.

Kryetari Xhaferi u la hapësirë përfaqësuesve të pranishëm të SPA-së dhe LSM-së ta arsyetojnë kërkesën për takimin dhe pas prononcimit të tyre, në mënyrë të ndërsjellë u pajtuan për nevojën për miratimin e Ligjit për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionalë dhe për nevojën për rritje të rrogave në arsim, në pajtim me rritjen e rrogës minimale. Njëkohësisht, përfaqësuesit e SPA-së dhe LSM-së sugjeruan për nevojën për transformim sa më të hershëm të marrëdhënies së punës të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë nga marrëdhënie pune me kohë të caktuar me kohë të papërcaktuar me ç’rast, Sindikata Progresive e Arsimit pranë LSM-së njoftoi se janë duke punuar në analizë përkatëse nëpër shkolla, paralele dhe numër të nxënësve dhe njëkohësisht konfirmuan që zgjidhja e propozuar nuk e parasheh rrezikun nga teprica e mësimdhënësve të caktuar për lëndë të caktuara mësimore, por që si sindikatë mbajnë llogari edhe për atë aspekt. Ata e kanë shprehur edhe kërkesën me propozim deputetët ta votojnë nevojën për miratimin e Ligjit, ndërsa pastaj, për dispozitat e kontestueshme në Ligj, të reagohet me amendamente dhe gjithsesi edhe nga SPA-ja dhe LSM-ja do të parashtrojnë propozime përkatëse që do të ishin krijuar nëpërmjet konsultimeve të gjera me mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë në periudhën që vijon.

Nga përfaqësuesit e LSM-së ishte theksuar se angazhimi i tyre kryesor është që kontratat e punësimit të jenë me kohë të pacaktuar për të gjithë punëtorët, pavarësisht se cilit sektor i përket punëtori, ndërsa për fillim, mund të fillojë me rregullimin e statusit të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë në arsimin fillor dhe të mesëm, dhe theksuan nevojën për rritjen graduale të rrogave të të gjithë punëtorëve në përputhje me rritjen e rrogës minimale.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pasi i dëgjoi përfaqësuesit e pranishëm, shkurtimisht i informoi për gjendjen aktuale lidhur me këtë çështje. Pra, njoftoi për dy versionet e pranuara të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionalë, njëri është propozim i Qeverisë së RMV-së nga 19 prilli 2021 dhe tjetri nga pesë deputetë të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, të dorëzuar më 14.02.2022. Dy propozimet ndryshojnë në atë se i pari rregullon statusin e kohës së caktuar dhe të pacaktuar dhe në të dytin ajo pjesë hiqet dhe lihet pjesa për rregullimin e rrogave. Në parim, është e nevojshme të tejkalohet nevoja për pazare politike ditore dhe të shqyrtohet rëndësia e përmirësimit të statusit social të punëtorëve të arsimit dhe bashkëpunëtorëve profesionalë në arsim, duke votuar urgjentisht nevojën e miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit përkatës i cili tashmë një vjet nuk mund të vihet në rendin e ditës të seancës plenare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bushi dhe Asani takim me zv/ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar,Xhulia Smit

Story i radhës

Sa do të kushtojë pakoja e masave ekonomike? Përgjigjet Besimi

Të fundit nga