S.W.A.T- i amerikan trajnon policinë e Tetovës

February 18, 2023
1 minut lexim

Tetovë, 18 shkurt – Në Tetovë është mbajtur trajnimi në kuadër të të cilit instruktori në Njësinë për trajnim dhe përgatitje të zyrtarëve policorë, gjatë aksioneve speciale të intervenimit në S.Ë.A.T., Uliks Gjonaj, praktikisht i trajnoi policët nga Tetova dhe Gostivari.

Njësiti për sigurimin e personave dhe objekteve, Njësiti për dislokim të shpejtë dhe Njësia speciale për trajnim dhe mbështetje për trajtimin e intervenimeve speciale, nga Policia e Tetovës dhe Gostivarit, sic njofton KlanM, u trajnuan me metoda amerikane nga instruktori amerikan me prejardhje shqiptare Uliks Gjonaj.

“Është një program shumë modern, është një program I ri që përdoret tek policia amerikane ku janë të kombinuara dy sisteme – ai amerikan dhe izraelit, për t`I dhënë një rritje profesionale policisë këtu”, thotë instruktori amerikan, Uliks Gjonaj.

Falë bashkëpunimit ndërshtetëror, Uliksi, thotë se ky trajnim është vetëm fillimi. Planifikohen edhe trajnime tjera më të avancuara.

‘Ky është vetëm fillimi, më ka ftuar Maqedonia e Veriut e falënderoj shumë, nuk do të ndalemi do të kemi trajnime më të avancuara dhe më të gjata, që edhe policia e RMV-së të ketë një program të përbashkët me policinë amerikane”, tha instruktori Gjonaj.

Gjatë trajnimit, punonjësit e policisë patën mundësinë të praktikojnë në mënyrë praktike taktikat më moderne dhe më efektive në trajtimin e detyrave të veçanta dhe të rrezikshme me operacione dhe procedura mbrojtëse, konkretisht: arrestimi, heqja e lirisë, bastisja, mbrojtja, vetëmbrojtja dhe procedura të tjera të ndërhyrjes.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Shpifjet e VMRO-së dhe partnerëve shqiptarë të tyre, nuk kursejnë as familjen time!

Story i radhës

Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus të teknologjisë së fundit

Të fundit nga

Dy të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Rusia kreu sulme me dronë në kryeqytetin ukrainas të Kievit mes të martës dhe të mërkurës. Gjatë sulmit u vranë dy njerëz dhe u plagosën të paktën gjashtë të tjerë. Sulmi gjithashtu
ShkoLartë