rutte nato po hyn ne epoken nato 3 0 raketat nuk ndalen me dollare e euro 6a3549b008e20

Rutte: NATO po hyn në epokën “NATO 3.0”, raketat nuk ndalen me dollarë e euro

June 19, 2026
1 minut lexim

NATO po kalon drejt një faze të re transformimi, të cilën Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte e quajti “NATO 3.0”, duke theksuar se rritja e shpenzimeve ushtarake duhet të shoqërohet me ndërtimin e shpejtë të kapaciteteve mbrojtëse.

Pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve aleate në Bruksel, Rutte tha se investimet financiare janë të domosdoshme, por nuk mjaftojnë nëse nuk shndërrohen në aftësi konkrete ushtarake.

“Paratë janë të rëndësishme, por nuk mund ta ndalosh një raketë apo një tank me një dollar ose një euro. Ne duhet t’i kthejmë investimet në kapacitete luftarake të gatshme dhe sa më shpejt”, deklaroi ai, njofton NATO, përcjellë KosovaPress.

Sipas tij, ministrat e Mbrojtjes kanë bërë përparim të mirë në prioritetet e Aleancës dhe kanë rënë dakord për një shtysë të re në forcimin e mbrojtjes transatlantike para Samitit të NATO-s që do të mbahet muajin e ardhshëm në Ankara.

Rutte tha se gjithnjë e më shumë vende anëtare po rrisin investimet në mbrojtje, ndërsa nënvizoi se aleatët evropianë dhe Kanadaja duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, duke mbetur të mbështetur nga fuqia amerikane.

“Kjo aleancë po kalon transformimin më të madh në historinë e saj. NATO 3.0 do të jetë një aleancë e përshtatur për epokën moderne dhe për sfidat e reja të sigurisë”, u shpreh ai.

Po ashtu, në mbledhjen e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ku mori pjesë presidenti Volodymyr Zelenskyy, vendet pjesëmarrëse rikonfirmuan mbështetjen për Ukrainën dhe paralajmëruan ndihma të reja për Kievin, përmes iniciativave të NATO-s.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

plagosja ne tirane policia ja si ndodhi ngjarja ne kerkim autori 6a35494f655a7
Lajmi i mëparshëm

Plagosja në Tiranë, policia: Ja si ndodhi ngjarja. Në kërkim autori

konfirmohet me video lidhja e dashurise se teuta krasniqit 6a354a7b7f834
Lajmi i radhës

Konfirmohet me video lidhja e dashurisë së Teuta Krasniqit

Të fundit nga

ShkoLartë