Ruslana jep një premtim: Kur të mbarojë lufta do të vij në Shqipëri

March 10, 2022
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur ukrainase, Ruslana e cila u bë e njohur për shqiptarët pasi fitoi Eurovision-in në vitin 2014, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Rudina” ku tha se dëshira e saj e vetme është fitorja dhe liria. Ajo tregoi se ajo dhe familja e saj janë mirë por po qëndrojnë në qytete të ndryshme të Ukrainës.

“Unë nuk kam parë kurrë të gjithë pallatet e sheshuara. I kanë bombarduar të gjitha me armë. Jetimoret, spitalet, maternitetet. S’e kam parë këtë skenë në asnjë film të tmerrshëm.”, tha Ruslana.

Më tej ajo bëri dhe një premtim teksa tha se kur të mbarojë lufta do të vijë në Shqipëri.

“Ju për ne jeni vëllezër e motra. Ne kemi të ngjashëm mentalitetin. E duam shumë tokën tonë. Do doja ta thosha, e rëndësishme që jemi të gjithë bashkë.”, tha ajo mes të tjerash.

“Mos harroni që unë ju dua shumë dhe kur të mbarojë lufta do vij tek ju me “Wild Dances”. Ju falënderoj!’, përfundoi ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moska do të duket si Beogradi me 1999 / Ndërhyrja e NATO-s në luftën Rusi-Ukrainë, do bëhet e pashmangshme?!

Story i radhës

Ekipi nga Kosova i xhudos merr pjesë në Kampin Olimpik të Nymburk, Çeki

Të fundit nga

PDK nesër mban konferencë për media

Nesër, Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Se pse do të mbahet kjo konferencë, kjo parti nuk dha ndonjë arsye. Megjithëse, ora dhe vendi dihen. Pra konferenca mbahet
ShkoLartë