Moska do të duket si Beogradi me 1999 / Ndërhyrja e NATO-s në luftën Rusi-Ukrainë, do bëhet e pashmangshme?!

Bota mund të tronditet shumë lehtë nga mungesa e mëshirës së diktatorit Putin, duke rritur valën goditëse të sulmeve ruse ndaj Ukrainës.

Paralajmërimin se Rusia dhe Putini disfatist në Ukrainë mund ta sulmojë atë me armë kimike duke rrezikuar një shkatërrim të paparë, me vdekje dhe pasoja të panumërta, e ka dhënë kryeministri britanik Boris Johnson.

Johnson deklaroi se ka frikë se Putini mund të përdorë armë kimike në Ukrainë.

Ndërsa bisedimet e mbajtura sot në Turqi, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, madje që të dy ministrat e takuar, ukrainasi Kuleba dhe rusi Ivanov, kanë shprehur më shumë mllef pas takimit, që duket se është mbajtur në një atmosferë të rënduar mesazhesh.

Ministri i Jashtëm ukrainas ka thënë se lufta do të vazhdojë deri në fund, duke nënkuptuar se kërkesat ruse kanë qenë të papranueshme për lirinë dhe pavarësinë e Ukrainës.

Presidenti Biden, me shumë gjasë ka dashur të marrë informacione të drejtpërdrejta nga ndërmjetësuesi i takimit Turqia.

Lidhur me këtë Biden ka njoftuar se ka biseduar me presidentin e Turqisë Erdogan, nga i cili veç tjerash ka kërkuar mbështetje për popullin ukrainas.

“Kam biseduar me Rexhep Erdoganin për të koordinuar përgjigjet tona ndaj sulmit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Ne diskutuam rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme ndërkombëtare për ta mbajtur Moskën përgjegjëse për agresionin e saj dhe për të mbështetur popullin ukrainas, që po përballet me këtë krizë”, ka shkruar Biden në tviter.

Thyerja e Rusisë

Ekonomia ruse po konsiderohet një kafshatë e lehtë, për shkak që vlera e saj nuk llogaritet me shumë peshë në ekonominë botërore ($1.6 trilion), dhe nisur nga kjo mendohet se nuk do të rezistojë shumë për shkak të sanksioneve.

Kjo rezistencë mund të thyhej më shpejt, nëse ajo nuk do të ndihmohej nga Kina.

Kjo tashmë është shpallur nga SHBA-të vendi më armik, në strategjinë amerikane dhe sipas informacioneve të inteligjencës së saj.

Sipas disa vlerësimeve në Perëndim, dhe të analistëve shqiptarë, është Kina, ajo që po qëndron pas Putinit.

“Ne duhet të mos harrojmë të fokusohemi në problemin më të madh, sfidën e shekullit – atë të Kinës, e cila nga mbrapa perdes tërheq telat e kukullës Rusi dhe krijon kaos në rendin botërorë të udhëhequr nga Perëndimi!”, shkruan ish-bankieri Bajra.

Ai beson se Kina mund ta ndal këtë luftë. “Kina i ka gjasat që ta bind Putinin se ai është i vetmuar në këtë ndërmarrësi të çmendur”, thotë ai.

Kina, ekonomia e të cilës vlerësohet se është rreth 14 trilionë dollarë, vetëm 6 trilionë më pak se SHBA-ja, paraqet një sfidë që Perëndimi duhet ta thyejë, vlerësojnë ekspertët.

Sa i përket Rusisë, mendohet që ajo në fund do të dorëzohet dhe ‘paqësohet’.

Por, bota, që i ka kthyer sytë nga Ukraina, nuk sheh shpresë se si ukrainasit mund ta ndalin vetë Rusinë, e cila sikur po blen kohë, para se ta nisë një stuhi të re, që t’ju tregojë ukrainasve dhe botës fuqinë e saj të pashembullt.

Se si mund të ndalet kjo pastaj?!

Ndoshta do të jenë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, të cilat mund ta bëjnë NATO-n të ndërhyjë, për ta parandaluar një katastrofë humanitare shumë më të madhe se sa në Kosovë.

“Megjithatë, ndërhyrja e NATO-s në konflikt është e pashmangshme në ditët në vazhdim”, vlerëson Bajraj, në një postim të tij në Fb.

Sipas vlerësimit të tij, SHBA-ja nuk pritet të marrë pjesë edhe nëse fillon konflikti Rusi-NATO, përveç nëse ndihma e saj e drejtpërdrejtë bëhet e pashmangshme.

“SHBA-të (ekonomia: $20 trilion) pritet të furnizojë Evropën me logjistikë e gjasat janë të mos merr pjesë direkt në konfrontim me Rusinë deri në një fazë tjetër, nëse gjërat përkeqësohen”, shkruan ai.

Po ashtu ai beson se në bazë të informacioneve dhe paralajmërimeve amerikane, Rusia mund të përdorë armët kimike, dhe do t’i rikthehet kërcënimit bërthamorë, me armët e atilla taktike.

“Armët kimike do të përdoren dhe njëherit përpjekje për përdorim të armëve nukleare taktike do të ketë, e ku Ukraina do të përdoret si poligon qitjeje nga Rusia! “, thotë Bajra.

Vizioni i Bajrat për perspektivën e Rusisë duket shumë interesant, sidomos për ne që e kemi përjetuar goditjen e NATO-s ndaj Serbisë.

Ta shohësh qiellin e skuqur nga shpërthimet e fuqishme, që gufojnë nga caqet strategjike ushtarake, të një armiku, që shpresonim çdo ditë, të mos na vinte të na vriste, digjte dhe piqte edhe natë!, ishte ndjenjë çlirimi e papërshkruar!!! E shihnim dhe e ndienim se liria po vjen!

“Krejt çka parashoh është se Moska do të marrë pamjen e Beogradit në Mars të vitit 1999, por me një gamë shumë më të madhe në impaktin e saj në shoqërinë Ruse por edhe vendeve që e rrethojnë Rusinë në Evropën Lindore”, thotë Bajra.

Analistët amerikan javën e parë të luftës, e vlerësuan të dështuar të forcave tokësore ruse, të cilat u bllokuan jashtë qyteteve të Ukrainës veriore të Kharkivit dhe Kievit, duke dështuar në vendosjen e epërsisë ajrore (duke rezultuar me humbje të konsiderueshme të avionëve dhe të helikopterëve). Po ashtu ato dështuan që trupat ruse të harmonizonin ekzekutimin e tri shtytjeve të njëkohshme (në drejtim të Kievit dhe Kharkivit, dhe në veri të Krimesë), si dhe kishin koordinim të dobët të zjarreve dhe manovrave. Një shkak tjetër ata e përmendin rezistencën më të fortë të ukrainasve, se sa që e kishin pritur.

Ekspertët ushtarakë kanë deklaruar se megjithë dështimet në dy drejtimet, të Kievit dhe Kharkivit, ia kanë dalur më kënaqshëm me “supremacinë detare në Detin e Zi, e cila ka kontribuar në suksesin e saj në zonën jugore, duke ia dalur që ta pushtojnë qytetin portual të Khersonit, duke qenë fitorja e saj më e madhe deri më sot gjatë pushtimit”.

Ukraina, makthi i Rusisë

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, në njoftimin e saj në Fb, forcat e saj mbrojtëse i kanë krijuar një hendek forcave ruse, dhe se po e mbajnë peng operacionin ofensiv të forcave të armatosura ruse në të gjitha drejtimet.

Image

Ukraina e terrorizuar nga Rusia

“Gjatë ditës, mbrojtësit e Ukrainës në drejtimet Polískomu dhe Volynókomu e detyruan kundërshtarin të dilte në kufijtë e padenjë për të. Në drejtim të Siversky, u lirua vendbanimi i Baklanov Muravijkës”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj Ministrie, mbrojtësit e Kievit po i ruajnë me ngulm kufijtë dhe po i ruajnë objektet e infrastrukturës kritike të qytetit.

Okupatorët rusë u ndaluan në të gjitha drejtimet, kundërshtari pëson humbje të rëndësishme në përbërje njerëzore, në armatim dhe pajisje.

Image

Vuajtje edhe për foshnjet…pamje prekëse për çdo zemër

“Në zonën e vendbanimit të rajonit Shestovytsia Chernihiv, okupatorët po kërkojnë një mënyrë për t’u dorëzuar robër”.

Ministria e Mbrojtjes i thu lavde fitores së arritur një ditë më parë në Brovari. “Beteja e djeshme në drejtim të Brovaris përfundoi në disfatë të plotë të njësisë së trupave ruse. Forcat tona mbrojtëse po e mbrojnë në mënyrë të sigurt kryeqytetin. Do të jemi “makthë” për armikun, nuk do t’i japim pushim as ditë as natë”.

Ndërsa, ushtarët rusë të kapur robër kanë thënë se do të “ekzekutohen” nëse kthehen në shtëpi, ku do të konsiderohen si të dështuar dhe të vdekur.

Ndërsa, sipas informacioneve në media botërore edhe rusët duan të ikin më parë se kurrë nga Rusia.

“Pritet që gati 48% e të rinjve prej moshës 18-45 do ta braktisin Rusinë në muajt në vazhdim si pasojë e luftës, mbylljes totale si edhe harxhimit të parasë në ekonomi. 95% e këtyre të rinjve kanë shkollë të lartë dhe vijnë nga shtresa e mesme dhe e pasur e profesionale e shoqërisë ruse”.

Image

Pamje nga lufta në Ukrainë, vuajtje të panumërta

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ditari i urrejtjes së Paskal Milos ndaj Ibrahim Rugovës

Story i radhës

Ruslana jep një premtim: Kur të mbarojë lufta do të vij në Shqipëri

Të fundit nga