Prokuroria Themelore për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar është duke hetuar se përse në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me muaj është ruajtur në sirtar vendimin për ndalim të përkohshëm të punës të stacionit për kontroll “Via Komerc” në të cilin kontrollin e ka bërë edhe autobusi i “Besa Trans” i cili u dogj në Bullgari.
“360 shkallë”, mëson se prokuroria me të cilën udhëheq Villma Ruskovska ka hapur lëndë, e cila për momentin është në fazë para-hetimore.
Sipas informacioneve, prokurorë nga Prokuroria mbrëmë e kanë vizituar Ministrinë për Punë të Brendshme dhe nga dy sektorë nga marrë dokumentacionin lidhur me rastin.
Po veprohen në bazë të një grupi qytetarë, të cilët janë anonim, ka thënë burimi i “360 shkallë”.
“360” ka fundi i dhjetorit 2021, ka publikuar se stacioni “Via Komerc” është mbyllur menjëherë pas tragjedisë në Bullgari, edhe pse lëshimet në punë ishin evidentuar tre muaj më parë.
Vendimi për ndalim për punës është nënshkruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski më 26 nëntor 2021, tre ditë pas aksidentit në Bullgari.
Nga dokumenti shihet se parregullsitë në punën e stacionit për kontroll teknik në fshatin Gllumovë të Sarajit janë zbuluar që në 12 gusht 2021, por për momentin nga arsye të pashpjegueshme, ministri Spasovski nuk e ka nënshkruar vendimin për ndalim të përkohshëm të punës- deri në mënjanimin e lëshimeve, edhe pse propozim i tillë ishte përgatitur nga shërbimet kompetente në Byronë për Siguri Publike. /SHENJA/