Servilizëm i skajshëm i “BESËS”, ndaj partive maqedonase

Veprimet e një pas njëshme të Lëvizjes Besa, po dëshmojnë se partia e udhëhequr nga Bilall Kasami nuk mund të ekzistojë në skenën politike nëse nuk hyn në koalicionon me një parti maqedonase, shkruan politiko.mk

Koalicionin e parë Besa e Kasamit e bëri me LSDM-në e Zoran Zaevit. Kasami ishte lideri i parë shqiptar që “prishi” traditën dhe lidhi koalicionin e parë maqedono-shqiptar për zgjedhjet parlamentare. Momenti i lidhjes së koalicionit u kritikua nga oponentët por u mbrojt me “mish e me shpirt” nga zyrtarët e Lëvizjes Besa.

Shkuarja në zgjedhje solli edhe fitoren e katër deputetëve për Besën. Kreu i saj u zgjodh deputet dhe veproi si deputet i përbashkët i listës “LSDM-BESA”. Aso kohe Kasami e kolegët e tij, mohonin se janë shndërruar në “filiale” të LSDM-së. Koalicioni LSDM-BESA nuk e pati jetën e gjatë, pasi ai që e “mbyti” këtë koalicion ishte pikërisht kreu i opozitares shqiptare.

Me të prishur koalicionin me LSDM-në në mënyrë të njëanshme, Besa “vrapoi” për të koalicionuar me VMRO-në dhe LEVICËN, parti me të cilat së bashku me Aleancën për Shqiptarët tentuan të rrëzojnë Qeverinë, të cilën më herët e krijuan së bashku me LSDM-në por dështuan, për shkak se një deputet i Lëvizjes Besa nuk pranoi të nënshkruante atë që u morën vesh Kasami-Mickoski-Sela dhe Apasiev.

Se Lëvizja Besa nuk mundet pa koalicionuar e pa e ndihmuar nga ndonjë parti maqedonase, po tregohet edhe ditët e fundit. Së fundmi Besa e Kasamit doli në mbrojtje të iniciativës së VMRO-së për bllokim të Kuvendit. Mediat shkruan se tashmë grupi i “coptuar” i deputetëve të Besës do të rreshtohet pas deputetëve të VMRO-së për bllokim dhe zgjedhje të parakohshme. Për më tepër, Kasami e priti në takim Mickoskin në Komunë.

Story i mëparshëm

Bekteshi: Kriza në Ukrainë po shkakton dëme të mëdha (VIDEO)

Story i radhës

Ruskovska ka hapur procedurë- po heton përse Spasovski me muaj ka pritur që ta mbyll kontrollin teknik në të cilin ka kaluar autobusi i “Besa Trans”

Të fundit nga