Rusia ka vrarë 136 fëmijë në 31 ditët që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, tha të shtunën zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës në një mesazh në aplikacionin Telegram.
Nga totali, 64 fëmijë janë vrarë në rajonin e Kievit, tha zyra, raporton Reuters, përcjell Bota sot.
50 fëmijë të tjerë kanë vdekur në rajonin e Donetsk, tha ai.
Gjithashtu, 199 fëmijë janë plagosur.
Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë raportin.