Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se forcat e saj kanë shkatërruar një rafineri të naftës dhe tri depo të karburanteve.
Rusia tha se ka kryer sulme precize nga deti dhe me raketa në rajonin e Odesës, raportoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Kjo ministri tha se kjo infrastrukturë është përdorur nga Ukraina për të furnizuar trupat e saj në afërsi të qytetit Mikolajiv.
Ndërkaq, më herët, zyrtarët ukrainas thanë se ende nuk kanë njoftime për viktima nga sulmet e mëngjesit të sotëm.