Rusia thotë se ka përdorur teknologji ushtarake lazer kundër Ukrainës

May 19, 2022
1 minut lexim

Raportohet se Rusia po përdor pushtimin e Ukrainës për të testuar teknologji të reja në fushëbetejë. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, qeveria Ruse pretendon se ka përdorur një valë të re armatimesh me teknologjinë lazer për të luftuar teknologjinë ushtarake Perëndimore në Ukrainë.

Zëvendës kryeministri i Rusisë Yury Borisov tha se rusia ka përdorur prototipe për armësh lazer për shkatërrimin e dronëve njohur si Zadira.

Rusia thotë se në një testim ka shkrumbuar një dron 5km larg brenda 5 sekondash.

Një sistem më i avancuara, Peresvet, raportohet e verbëron satelitët 1,500km mbi Tokë. Sipas Borisov kjo teknologji tashmë është përdorur gjerësisht nga Rusia.

Ai tha se teknologjitë e re lazer kombinuar me valë elektromagntike do të zëvendësojë së shpejti armatimet tradicionale.

Megjithatë pretendimet e Rusisë nuk janë pa hije dyshimi. Vendi ka një të kaluar të gjatë propagande për ushtrinë e saj e cila dështoi në Ukrainë edhe pse ishte shumë e madhe në numër. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kadyrov thotë se armiku i vërtetë i Rusisë nuk është Ukraina

Story i radhës

Nënshkruhet marrëveshja për themelimin e Qendrave të Karrierës në 8 komuna

Të fundit nga

ShkoLartë