Rusia thotë se ka arrestuar tetë persona për shpërthimin në Krime

min lexim

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha më 12 tetor se ka arrestuar pesë rusë dhe tre shtetas të Ukrainës dhe Armenisë lidhur me shpërthimin që dëmtoi Urën e Krimesë.

Shpërthimi në Urën e Krimesë, që lidh Rusinë dhe këtë gadishull të aneksuar ukrainas, ndodhi më 8 tetor, dhe zyrtarët thanë se tre persona vdiqën si pasojë e shpërthimit.

FSB-ja pretendoi se shpërthimi ishte organizuar nga Drejtoria kryesore e inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, dhe drejtori i këtij institucioni, Kyrylo Budanov.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më herët po ashtu ka fajësuar Ukrainën për shpërthimin në Urën e Krimesë, duke e cilësuar si akt “terrorizmi”.

Më 10 tetor, forcat ruse sulmuan nga ajri disa qytete ukrainase, përfshirë edhe Kievin. Këto sulme, që lanë të vdekur të paktën 19 persona dhe plagosën mbi 100 të tjerë, Moska tha se ishin në shenjë hakmarrjeje për shpërthimin në Urën e Krimesë.

Rusia po ashtu ka sulmuar disa qytete ukrainase edhe më 11 tetor, teksa Ukraina, që po përballet me pushtimin rus që nga 24 shkurti, ka kërkuar që shtetet perëndimore t’i dërgojnë sisteme të mbrojtjes ajrore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

FMN: “Më e keqja do të vijë”

Story i radhës

E rëndë/ Nxënësi ka shpuar shokun e klasës me stilolaps në kokë

Të fundit nga