Rusia tërhiqet nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik

May 17, 2022
1 minut lexim

Rusia ka njoftuar planet për t’u tërhequr nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik (CBSS).

Lajmi vjen më shumë se dy muaj pasi forumi politik ndërqeveritar – i përbërë nga Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia, Polonia, Suedia dhe Rusia – pezulloi Moskën në përgjigje të luftës në Ukrainë, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, këmbënguli sot se Rusia kishte marrë vendimin për t’u larguar nga CBSS “në përgjigje të veprimeve armiqësore” të grupit, me sa duket duke iu referuar pezullimit dhe sanksioneve të ndryshme të vendosura ndaj Rusisë nga BE.

“Përfundimi i anëtarësimit në CBSS nuk do të ndikojë në praninë e Rusisë në rajon,” tha Lavrov, përpara se të paralajmëronte se çdo përpjekje për “të dëbuar vendin tonë nga Balltiku është e dënuar me dështim”. Ai akuzoi gjithashtu NATO-n dhe anëtarët e BE-së të CBSS se e kanë kthyer këshillin në “një instrument të politikës anti-ruse”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Amber Heard kërcënohet me vdekje nga fansat e Johnny Depp

Story i radhës

Rregullat e reja të App Store, përdoruesit e shërbimeve me pagesë rrezikojnë kosto më të larta

Të fundit nga

Sinner,e Zverev avancojnë pa probleme

Janë luajtur në Paris ndeshjet e raundit të dytë në grand slam të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè. Vuan disi por në fund fiton edhe tenisti gjerman
sqmken
ShkoLartë