Amber Heard kërcënohet me vdekje nga fansat e Johnny Depp

Amber Heard thotë se merr mesazhe kërcënuese çdo ditë nga fansat e ish bashkëshortit të saj, Johnny Depp. Aktorja pretendon se kërcënimet në internet nisën kur doli në media me historinë e saj për dhunë në familje.

Depp shkoi në gjykatë për artikullin e Heart në Washington Post të vitit 2018, në të cilin thotë se është e mbijetuar e dhunës në familje.

Ajo nuk ia përmendi emrin, por ishe e qartë se i referohej yllit të Hollivudit.

Aktori thotë se për këtë shkak ka munguar në rolet filmike dhe kërkon dëmshpërblim.

Ai mohon akuzat për sulme ndaj Heard dhe deklaron se ajo ka abuzuar gjatë martesës e cila zgjati nga 2015 deri në 2017.

Kujtojmë që procesi gjyqësor ka nisur m 11 prill dhe pritet të zgjasë disa javë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nesër zhvillohet finalja e Ligës së Evropës, ja paralajmërimi i shefit të policisë së Spanjës

Story i radhës

Rusia tërhiqet nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik

Të fundit nga