Rusia të përjashtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara!

February 27, 2022
min lexim

Përderisa populli i Rusisë nuk reagon ndaj një diktatori çiklop- mishëngrenës ndaj njerëzimit, Rusia të përjashtohet nga OKB-ja, nga të gjitha organizatat dhë instancat ndërkombëtare, nga bashkëpunimi ekonomik, politik e diplomatik, një izolim total.

Të përjashtohet nga të gjitha organizatat, kulturore, sportive dhe edukative.

Kur një diktator i tillë është në gjendje ta shkatërrojë, shuaj e asgjasojë një popull prej 44 milionë banorëve të qetë, paqësor e bashkëpunues, sepse, diktatori dëshiron me çdo kusht ta aneksojë këtë shtet të cilin para 30 vitesh e ka fituar pavarësinë nga ish Republikat Sovjetike të cilën e ka njohur edhe vetë Rusia, tani, këtij diktatori iu ka kthyer ideja e ribashkimit të ish republikave sovjetike me pretendim që edhe ish shtetet e bllokut sovjetik, t’i kthej nën kontrollë dhe ta rikthejë ish rendin stalinist sovjetik pasi, ky na e paska fuqinë ushtarake por, jo edhe atë ekonomike sepse, ekonomia e Rusisë nuk është as sa gjysma e fuqisë ekonomike të shtetit të Californisë të SHBA-ve.

Thuhet se humbjet financiare vetëm në këto ditet e para të sulmit ndaj Ukrainës, e kanë tejkaluar shifrën e 17 bilionë dollarëve.

Kur e tërë bota demokratike, humane e civilizuese, dashamirëse e paqes dhë mirëqenies shoqërore, po reagojn përmes tubimeve, demonstratave, protestave, po thuajse në tërë rruzullin tokësor në përkrahje të popullit ukrainas, qoftë edhe në vetë Rusinë, anipse të shtypura me dhunë, reagime ka edhe në mesin e atyre shteteve të cilat qeveritë e tyre, nuk i kanë përkrahë sanksionet ekonomike kundër Rusisë, siç është edhe vetë Serbia e cila doli në krah të Rusisë e kundër Evropës, pérderisa kjo e fundit, më në fund e kuptojë se, Serbia tërë kohën ka luajtur me dy karta e cila, duke i bërë presione Dardanisë përmes Evropës, shpeshhere e detyrojë të kapërdisë kafshata të nxehta, të djegëta dhë të dëmshme për vetë Dardaninë, vetem e vetem që të arrihet një marrëveshje paqësore më njohje reciproke për të vazhduar një fqinjësi sadopak të qetë, edhe pas gjithë asaj që i shkaktojë Dardanisë.

Tani, shtrohet pyetja, se çfar efekti do të ketë ndonjë njohje eventuale, pas rreshtimit të saj karshi Rusisë, një shtet destabilizues dhe të rrezikshme për njerëzimin, duke kërcënuar një shtet të tërë i dyti në Evropë përkah madhësia, që njëherit i rrezikonë edhe shtetet tjera përreth.

Qëllimi i Putinit, ndryshimi i kufijve me forcë duke e anashkaluar rendin aktual shoqërorë botëror dhe duke e imponuar një rend tjetër sipas epsheve dhe apetiteve të ish Rusisë cariste, për një moment duke harruar, injoruar që është edhe kompleks inferioriteti ndaj Ukrainës si ish zemra e Rusisë me Kievin kryeqytet.

Dikush do të më thoshte se, për përjashtimin e Rusisë nga OKB-ja, Kina do të përdorë veton dhe ta pamundësojë një iniciativë të tillë.

Është e vërtetë ashtu sikur u bllokue Rezoluta e Shqipërisë dhë e SHBA-ve të cilat e dënonin

sulmin në Ukrainë duke e cilësuar një “ agresion ndaj Kartës së OKB-së dhe paqes botërore”, meqë rast, 11 vota pro, një kundër dhe tre abstenime, rezoluta e paraqitur në Këshillin e Sigurimit 15 anëtarëshe të OKB-së, u rrëzua.

Ndërsa, në tentim të realizimit të përjashtimit të Rusisë së Putinit nga OKB-ja, përpos Rusisë, nuk do të jetë befasi, nëse Kina ngre veton për ta penguar një iniciativë të tillë. Atëhere, nuk mbetet asgjë tjetër vetëm që të fillojë një ri-renditje shoqërore në botë duke e ri-formuar një Organizatë të re të Kombeve të Bashkuara ku do të përfshiheshin të gjitha shtetet demokratike, përendimore, humane e civilizues, në të njejtën kohë duke e zgjeruar NATO-n më anëtarë të rinjë, krahas shteteve ekzistuese por, edhe nga vendet tjera të botës që të krijohet, përpos OKBS-së, edhe forcuar fuqinë ushtarake për t’i penguar shtetet të cilat kanë pretendime teritoriale apo kolonialiste, t’ua shuaj apetitet dhe njerëzimit t’i mundësojë një jetë të gjatë, të qetë, duke i mundësuar zhvillim dhë prospërim në te gjitha aspektët.

Diktatori Putin, më dhunë po dëshiron ta ndryshojé rendin shoqëror me tendenca ekspanzioniste duke e shfrytëzuar forcën, deri të përdorimi i mjeteve shkatërruese masovike, armët nukleare kundër civilëve dhë objekteve spitalore më qëllim të shkrumimit të një shteti dhë një populli të tërë.

Reagimet gjithandej rruzullit tokësorë në përkrahje të Ukrainës, është kërkesë për popullin rus se. Populli rus, duhet ta pyes vetën dhe gjeneratat e reja se, a do të paraqiten ende me fytyrën e një diktatori i cili është i gatshëm, ta shkatërrojë njerzimin.

Kërcënimet e Putinit me përdorimin e raketave me mbushje nukleare, në rend të parë, i drejtohen shteteve anëtare të NATO-s, si kërcënim pasi, këto shtete dhe ato jo anëtare të NATO-s, treguan për herë të parë një unitet të pa parë që është shpresë dhe garancion se, Putini nuk do të jetë në gjendje t’i perdorë ato sepse, përpos tentim shkatërrimit të Ukrainës, do të vetëshkatërrohet.

Kërcënimet ndaj SHBA-ve se do t’ua drejtojë tytat ëendej pari, janë iluzione sepse, sistemi

antiraketor i kësaj fuqie janë aq precize sepse, posedon dy harqe ajër mbrojtës ku, harku i parë i siguron 85% shkatërrimin e tyre që në atart, qoftë në tokën e Rusisë ose, në ndonjë sipërfaqe të pabanueshme dhë, harku i dytë, hipotetikishtë, nese dështonë i pari, me këtë 15%- shin e dytë.

Sa për kujtesë, në Turqi eksistojnë përmbi 90 raketa me mbushje bërthamore nen kontrollin dhe dirigjimin e SHBA-ve.

Dardania, urgjentishtë të pranohet në NATO

Të armatoset dhë, Serbisë t’i pa mundësohet anëtarësimi në BE, pasi doli kundër qendrimit të Evropës dhe u rreshtue pranë Rusisë.

Më në fund, Evropa e kuptojë se Serbia, ka gënjyer, ka mashtruar duke u paraqitur si viktimë edhe pas gjenocidit të shkaktuar nga Millosheviqi, i pasuar, nga Millosheviqi numer dy dhe Putini, në krye të Serbisë.

Dardania, për hirë të paqës, respektit ndaj shpetimtarit tonë, SHBA-të edhe ndaj disa shteteve mike evropiane, bëri konqesione ndër më të dhimbshmet të cilat iu hakmorrën në bisedime me Serbinë si rezultat i ish udhëheqësve të cilet ishin të shantazhuar, të korruptuar e të inkriminuar.

Serbia, ishte dhe është ajo e cila po e bojkoton dialogun, gjithnjë duke e akuzuar Dardaninë se kjo, gjoja, “nuk po i respekton dhë nuk po i zbaton marrëveshjet”. Më në fund, Serbia e tregojë fytyrën e vértetë, një shtet i cili ka mbet peng i politikave, raciste, shoveniste e gjenocidale.

Pesë shtetet e Evropës të cilat nuk e kanë njohur Dardaninë, tani, nuk kanë asnjë arsye që mos ta njohin dhe t’i dalin në përkrahje të saj duke i sigurue térësinë teritoriale, sovranitetin dhe unitaritetin në tërë shtetin e pavarur, sovran e demokratik.

Duhet të ngul këmbë bashk më SHBA-t që në trupin e saj mos të instalohet kanceri i quajtur Asociacion, me kërkesën e Serbisë dhe serbëve të Dardanisë të cilët si minoritet i gëzojnë të drejtat e minoritetéve sipas Konventave Nderkombëtar pér Minoritete si askundë në rruzullin tokësor.

Këto të drejta, jo qe nuk i gëzonë pakica shqiptare në Dardaninë Lindore deri të diskriminim nacional dhë të drejtave elementare, shkollimin në gjuhën e tyre amtare.

Prandaj, po t’i lejohet Serbisë t’i realizojë këto kërkesa, stabilitet në Ballkanin Perëndimor nuk do të ketë.

Pas rirreshtimit të Serbisë në anën e Rusisë, Ballkani i hapur, po mbyllet sepse, përmes kësaj iniciative, Rusia përmes Serbisë, Shqipërisë me një kryeministër kukull e tradhëtar, deshi ta realizojë ëndrren shekullor, dalje në detin Adriatik, për ta okupur Shqipërinë dhe tokat shqiptare, së pari përmes ekonomisë deri të ai ushtarak.

Definitivishtë, Rusia, duhet të përjashtohet nga OKB-ja dhe në të njejtën kohë të fillohet më ri-renditjën e re botërore.

Kjo do të siguronte paqe dh satabilitet në botë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Imazhet satelitore tregojnë një kolonë të madhe trupash ruse drejtuar Kievit

Story i radhës

Ukraina padit Rusinë në Gjykatën e Lartë të OKB-së, kërkon ndalimin e pushtimit rus

Të fundit nga

Видеолотарија дел од глобалната кампања за зголемување на јавната свест за ризикот од вклучување на младите под 18 години во игрите на среќа

Видеолотарија Касинос Австрија како членка на Европската и Светската Асоцијација на лотарии,  и годинава безрезервно ја поддржа кампањата за одговорно дарување. Со оваа кампања и ние како одговорна компанија за приредување електронски
ShkoLartë