Rusia sulmon me raketa Zaporizhian, vriten 17 persona

October 9, 2022
1 minut lexim

Zyrtarët ukrainas njoftuan se një breshëri raketash ruse goditi disa ndërtesa banimi e objekte të tjera në qytetin e Zaporizhias, duke shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Si pasojë e sulmit një ndërtesë shumëkatëshe u shemb pjesërisht.

Në javët e fundit, Rusia ka goditur në mënyrë të përsëritur qytetin jugor, i cili shtrihet në pjesën e kontrolluar nga Ukraina, të një rajoni që presidenti rus Vladimir Putin aneksoi javën e kaluar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar .

Sulmet gjatë natës vijnë pas një shpërthimi të shtunën që shkaktoi shembjen e pjesshme të urës që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, duke dëmtuar kështu një arterie të rëndësishme furnizimi për Rusinë e cila po përballet me shume probleme në frontin e luftës në Ukrainë./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gozhda e Nastradinit dhe komuniteti politik europian!

Story i radhës

Këngëtares së njohur i vdes babai, por nuk mungon në dasmën e djalit të kolegës së saj

Të fundit nga

ShkoLartë