Rusia rrëzoi rezolutën e Shqipërisë dhe SHBA-së për Ukrainën: Cilat janë tri shtetet që abstenuan?

February 26, 2022
1 minut lexim

Me 11 vota pro, një kundër dhe tre abstenime, rezoluta e paraqitur në Këshillin e Sigurimit 15 anëtarësh të OKB-së nga Shqipëria dhe SHBA-ja, u rrëzua. 

Ashtu siç pritej, vetoja ruse e bllokoi nismën e Shqipërisë dhe Amerikës që dënonte sulmin në Ukrainë duke e cilësuar një “agresion ndaj Kartës së OKB-së dhe paqes botërore”.

Tre shtetet që abstenuan ishin Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Dokumenti i nënshkruar nga Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha dhe homologia e tij amerikane Linda Thomas-Greenfield, kishte për qëllim kryesor dënimin e sulmit, frenimin e tij por përmbante edhe një pikë për ndihma humanitare për Kievin.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi të premten mbi projekt-rezolutën që kërkonte tërheqjen e trupave ruse, edhe pse ishte parashikuar që masa të mos miratohej për shkak të vetos së Moskës.

Nisma mbështetej tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon “veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore” për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Një votim për një dokument të ngjashëm pritet të pasojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku rezolutat nuk janë detyruese dhe ku 193 anëtarët e saj nuk kanë të drejtën e vetos.

Sipas Projekt-rezolutës, Këshilli i Sigurimit dënoi “me termat më të ashpra agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës në kundërshtim me nenin 2, paragrafin 4 të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, sipas së cilit asnjë nga shtetet anëtare nuk duhet të sulmojë vendet e tjera.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Basketbollisti largohet nga Rusia

Story i radhës

762 persona vaksinohen kundër Covid-19 për 24 orë

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë