Rusia putiniane, vatër e kryekrimit kundër popullit ukrainas

April 5, 2022
min lexim

I kam ndjekur rregullisht me interes ngjarjet në Ukrainë që prej vitit 2013, derisa Putini pushtoi Krimenë. Kam pasur letërkëmbim me politologun, analistin, gazetarin për problemet ndërkombëtare dhe publicistin e shquar ukrainas Viktor Kaspruk, i cili më pati rekomanduar të lexoja në internet një artikull që ia kushtonte Rusisë shoviniste. Atë artikull, me titull “Rusinë e mundon kompleksi i inferioritetit”, e pata përkthyer dhe botuar në internet më 07 maj 2014. Atë ditë e pati botuar gazeta “Telegraf”.

Me të njëjtin interes i kam ndjekur dhe vazhdoj t’i ndjek ngjarjet e fundit tragjike në Ukrainë.

Në Kiev punon dhe jeton pronari i mediaperandorisë “Gordon”, Dmitri Gordon. Informacionet e tij i ndjek gjithë kombi ukrainas, deri në diasporë. Po ashtu, në mediaperandorinë e tij vijnë informacione nga e gjithë bota. Më 02 prill, në mbrëmje, ndoqa një intervistë të tij në youtube lidhur me krimet e ushtrisë fashiste ruse në Ukrainë. Gjatë intervistës ai rrëfeu për përgjimin e një bisede telefonike të një ushtari rus me nënën e tij diku në Rusi. Në bisedë e sipër, ushtari po i tregonte asaj se kishte shkuar në një pallat me xhama të thyer dhe ballkone të shkatërruara nga bombardimet. Atje kishte hyrë në një apartament, me derë të hapur, dhe i kishte bërë përshtypje të madhe që ishte i pajisur për mrekulli me gjithçka. Madje familja e atij apartamenti qe larguar me aq shpejtësi, saqë mbi tryezë kishte harrur një dëng të mirë me para. Ai bashkëbisedim i ushtarit mercenar rus me nënën e tij të ngjallte dhembje dhe trishtim të thellë. Por ajo që ishte befasuese dhe tmerrësisht tronditëse në atë bisedë telefonike, ishte përgjigjja e nënës ruse, e cila e porosiste të birin që të merrte gjithçka që ndohej në atë apartament dhe t’ia çonte asaj. Kjo ishte e tmerrshme. Nga përgjigjja e asaj nëne del përfundimi se ushtarët mercenarë rusë që kryejnë krime në Ukrainë, kanë mbështetjen e fuqishme të shumicës shoviniste të popullit rus.

Të djelën, më 03 prill, po në youtube ndoqa intervistën që Dmitri Gordon i kishte marrë Kryetarit të Bashkisë së Kievit Vitali Kliçko, i njohur në mbarë rruzullin tokësor si kampion bote në boks. Në atë intervistë kryabashkiaku përcolli rrëfimin në vijim:

“Dola nëpër rrugët e qytetit. Diku më ndali një qytetar dhe më tha të hidhja sytë në drejtim të një pallati të shëmtuar nga bombardimet. Me gishtin tregues nga ai pallat, më tha se atje e kishte pasur apartamentin e vet dhe u përlot. U trondita. I thashë se do të interesohem që të zhvendosej në perëndim, në njërin nga shtetet fqinj. Por ai reagoi menjëherë: “Jo, në asnjë mënyrë, por më jepni një armë, zoti kryetar, se do të luftoj dhe do të mbroj vendin tim”. Ecëm një copë rrugë bashkë. Ç’të shikonim! Anës rrugës, në trotuare kufoma njerëzish të copëtuara nga bombardimet dhe qen të braktisur që ushqeheshin me mishin e atyre kufomave. Por ne nuk do të dorëzohemi, do të luftojmë deri në fitore se nuk duam të jetojmë në Bashkimin Sovjetik, nuk duam të jetojmë në perandorinë ruse që kërkon të rikrijojë Putini”.

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenski, para dy ditësh, mbajti një fjalim me një thirrje, si çdo mbrëmje në video, në të cilën u shpreh përsëri me indinjatë për atë që ndodhi në qytetin Buça, jo larg Kievit, ku barbarët rusë kishin vrarë dhe varrosur në një varr masiv 300 qytetarë të pafajshëm Me atë video ai iu drejtua nënave ruse si më poshtë:

“Në tokën ukrainase u krye një tragjedi me goditje të përqendruar. Nga vrasës, xhelatë, përdhunues, plaçkitës. Të cilët e quajnë veten ushtri. Dhe të cilët meritojnë vetëm vdekjen pas kryerjes së atyre masakrave. Unë dua që çdo nënë e çdo ushtari rus të shikojë kufomat e njerëzve të vrarë në Buça, në Irpen, në Gostomel. Ç’qe ajo që bënë? Pse i vranë? Çfarë pati bërë ai burri që ecte në rrugë me biçikletë? Cila ishte arsyeja që ata i torturuan deri në vdekje ata njerëz paqësorë në një qytet të zakonshën paqësor? Cila ishte arsyeja që i mbytnin gratë pasi u shqyenin vathët nga veshët? Si është e mundur të përdhunohen gratë dhe të vriten në prani të fëmijëve? Të tallesh me kufomat e tyre madje pasi ato kishin vdekur? Pse u shtypën me tanke kufomat e njerëzve? Qyteti ukrainas Buça mos vallë kishte bërë gjë në Rusinë tuaj? Si u bë e mundur një gjë e tillë? O nëna ruse! Edhe sikur ju të kishit rritur plaçkitës, atëherë në ç’mënyrë ata u bënë xhelatë? Ju nuk mund të mos e dinit se çfarë prehej në qenien e fëmijëve tuaj. Ju nuk mund të mos e dinit që ata ishin të zhveshur nga gjithçka njerëzore. Ata kanë kryer vrasje me vetëdije dhe me kënaqësi. Unë dëshiroj që të gjithë udhëheqësit e Federatës Ruse ta shikojnë me sytë e tyre se si zbatohen urdhrat e tyre. Pikërisht urdhra të tillë. Pikërisht një zbatim të tillë. Dhe përgjegjësinë solidare. Për këto vrasje, për këto tortura, për këto duar që enden rrugëve, të këputura nga shpërthimi i bombardimeve. Për goditjet me plumba pas kokës së njerëzve me duar të lidhura. Ja kështu do të perceptohet paskëtaj udhëheqja ruse. Kjo është shëmbëlltyra juaj (Citohet sipas: “O nëna ruse! Nëse ju keni rritur plaçkitës, atëherë si është e mundur që ata u bënë dhe xhelatë?”. Fjalimi i ri i Zelenskit. Faqja e internetit “bbc.com”. 03 prill 2022).

Kur u njoha me përmbajtjen e fjalimit të Presidentit Vladimir Zelenski për ato krime të përbindshme që ushtria fashiste ruse po kryen në Ukrainë, menjëherë më erdhën ndër mend fjalët e shkrimtarit dhe të publicistit të njohur rus Ivan Shmelov (1873-1950), të cilat i pata cituar në analizën me titull “Natyra shoviniste e popullit rus”, të botuar para ca ditësh në internet, çka e quaj me vend t’i citoj edhe këtu. Në librin me titull “Dielli i të vdekurve”, të botuar për herë të parë në Paris në vitin 1923 dhe të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, ai shkruan:

“Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë, nuk ka ndjesi për kurrfarë bukurie, është i pistë fizikisht dhe moralisht, gjatë qindravjeçarëve jeton në errësirë, në obskurantizëm dhe nuk ka marrë as mundimin më të vogël për diçka njerëzore, por ama gjithmonë është i gatshëm t’i skllavërojë, t’i shtypë të gjithë pa përjashtim, mbarë botën. Ky nuk është popull, por një mallkim historik i njerëzimit”.

Në nderim të lexuesve, po përcjell në vijim dy deklarata të dy figurave të njohura në botën ruse, të cilat kanë qenë të përmendura si kundërshtare të rrepta të Putinit, si kryenxitës i krimit kundër popujve të tjerë. Këto figura janë:

Ana Politkovskaja (1958-2006), gazetare, sekretare shtypi e organit “Novaja gazeta”, personalitet shoqëror, mbrojtëse e të drejtave të njeriut dhe shkrimtare. Ajo i pati kushtuar një vëmendje të veçantë konfliktit në Çeçeni. Ajo shprehet:

“Personalisht nuk dua të jetoj në një superfuqi. Kam dashur të jetoj mes njerëzve që respektojnë veten, sepse nuk janë të uritur, janë të punësuar. Lufta është shenjë e barazisë me Putinin, sepse edhe Putini është shenja e barazisë me luftën. Ai qe zgjedhur president në valën e konsolidimit të fuqishëm të opinionit shoqëror me ndihmën e mjeteve të informimit masiv në kohë lufte” (Citohet sipas: “Ana Politkovskaja në filmin dokumentar të gazetarit zviceran Erik Bergkraut”. Faqja e internetit “Arkiv”. 11 nëntor 2009).

Ana Politkovskajan e pushkatuan më 07 tetor 2006, në ashensorin e pallatit të saj në qendër të Moskës.

Aleksandër Litvinjenko (1962-2006), nënkolonel i organeve të sigurimit sovjetik dhe rus.

Ai ka deklaruar:

“Si mysafir te miqtë e mi çeçenë, ndoqa një film dokumentar dhe pashë se si makina ushtarake ruse i fshinte nga faqja e dheut qytete dhe fshatra, duke vrarë me egërsi dhe pa mëshirë gra, pleq dhe fëmijë. Për një orë e gjysmë isha dëshmitar i krimeve të përbindshme dhe i vuajtjeve të pabesueshme të atyre që patën fatin të lindin dhe të jetojnë në këtë botë si njerëz të lirë dhe krenarë. U duhet dhënë haku prodhuesve të filmit, në të cilin nuk ka vend kurrfarë propagande, ka vetëm të vërteta. Të vërteta dhe asgjë tjetër, veç të vërtetave. Dhe kur herën tjetër, nga ekrani i televizorit po më shikonte një plak i thinjur që kishte mbetur pa strehë mbi kokë, ose një vogëlush rreth pesë vjeç, me pamjen e një të rrituri, më erdhi tmerrësisht turp që jam rus. Madje, duke e ndier veten si të ndotur me pisllëk kokë e këmbë, doja që, me një leckë larëse, t’ia rrjepja lëkurën vetes, së bashku me përkatësinë kombëtare, si pjesë e popullit “të madh dhe të fuqishëm” rus. Duke ndjekur pamje të tmerrshme nga ajo luftë dhe vuajtjet e njerëzve të pambrojtur, shikoja se si burrat çeçenë shtrëngonin grushtet në heshtje, gratë çeçene qanin pa zë, kurse unë doja vetëm një gjë – një dush të nxehtë dhe të rrjepja, të rrjepja dhe vetëm të rrjepja gjithçka që e thërrasim me fjalën “rus” dhe që nga qenia ime të mos vijë më kurrë era e ndotur rusizëm. Vladimir Bukovski*, në gjykimin e vet për Rusinë dhe rusët, pati deklaruar: “Putini!? Nuk është rus. Vrasës dhe fundërrina të tilla nuk kanë kombësi. Rusë janë të tillë, si puna ime, Saharovi dhe Sollzhenjicini”. Nuk ka dyshim se Vladimir Bukovski edhe këtë herë ka të drejtë, se njerëz të tillë, si Putini, vërtet nuk kanë kombësi. Po atëherë si t’ia bëjmë hallit me 145 milionët e tjerë, pa pëlqimin e heshtur të të cilëve nuk do të kishte mbi tokë putinë dhe shëmtira e maskarenj si puna e tij. Dhe cilës kombësi i përkasin këto miliona krijesash të heshtura dhe të nënshtruara, të cilat, ende për forcë zakoni, e quajnë veten rusë? Atëherë cila është lumturia? Lumturi i thonë atëherë kur nuk e fsheh kombësinë tënde! Lumturi i thonë atëherë kur nuk të vjen turp për Atdheun tend! Lumturi i thonë atëherë kur nuk të pështyjnë nga pas vetëm e vetëm se ti je rus!” (Citohet sipas: Aleksandër Litvinjenko. “Çfarë është lumturia?”. Faqja e internetit “apocalypse-2012.com”. 08 shkurt 2008).

Aleksandër Litvinjenko kishte shumë të drejtë kur fliste për ato 145 milionë krijesat e heshtura ruse, që përbënin atë që mund të quhet me plot gojën “delepopull” rus, i cili vërtet është i heshtur dhe i nënshtruar para kryekriminelit Putin, por ama, për shkak të brumosjes së vet me psikologji shoviniste, i gëzohet shpirti kur Kremlini pushton territore të huaja dhe kryen masakra banditeske kundër popujve të tyre. Po sikur në Moskë të qenë grumbulluar në protesta të fuqishme 200 deri në 500 mijë veta dhe të ngrinin zërin me forcë kundër planeve për pushtimin e Ukrainës, kryekrimineli Putin nuk do të guxonte të fillonte sulmin kundër saj. Por ai e nisi atë sulm se ka bindjen e plotë që shumicën dërrmuese të popullit rus e ka mbështetje të fuqishme.

Pas demaskimit që i bëri politikës shoviniste të Putinit, Aleksandër Litvinjenko qe pushuar nga puna. Duke e ndier rrezikun që i kanosej, ai u arratis familjarisht në Britani, ku iu dha strehim politik. Por shërbimi sekret rus e bëri punën e vet. E helmoi me polonium-210 dhe ai ndërroi jetë më 23 nëntor 2006, pikërisht 46 ditë pas vrasjes së Ana Politkovskajas.

Me përdhunimin e grave ukrainase dhe vrasjen e tyre në prani të fëmijëve, kriminelët e ushtrisë fashiste ruse në Ukrainë ndjekin shembullin e pararendësve të tyre në radhët e ushtrisë sovjetike në vitet e luftës kundër trupave naziste të Hitlerit. Ushtria sovjetike, gjatë asaj lufte, shënoi me të vërtetë faqe të lavdishme në betejat kundër trupave pushtuese gjermane. Por kur ajo ushtri hyri në territorin gjerman dhe sidomos me hyrjen në Berlin, ushtarët sovjetikë zbuluan faqe botës krejt pisllëkun, krejt shëmtinë e moralit të tyre të degjeneruar deri në palcë, duke përdhunuar dy milionë gra dhe vajza gjermane, një imoralitet banditesk masiv ky, një turp i paparë dhe i padëgjuar ndonjëherë në historinë e mbarë njerëzimit. Këtë lloj imoralteti të përbindshëm ushtarët sovjetikë kishin filluar ta shfaqnin që kur shkelën në vendet e Evropës Lindore, madje deri edhe në Jugosllavi. Siç dihet, të njëjtin imoralitet banditesk manifestoi ushtria fashiste serbe në Dardani në vitet ’90, kur përdhunoi 20 mijë femra dardane, edhe në prani të fëmijëve të tyre. Prandaj dukuria e imoralitetit, e shfaqur përmes përdhunimeve masive, në Evropë ka vetëm “patentë” ruse dhe serbe.

Me sa duket, jo rastësisht, pikërisht kombi serb, i mëkuar me psikologji shoviniste, shekullin XX e mbylli me masakra dhe me krime shtazarake kundër kombeve të tjera në Gadishullin e Ilirisë, duke u bërë mbështetje e fuqishme e kriminelëve me damkë që kishte në krye. Jo rastësisht kombi rus, i mëkuar me psikologji shoviniste, i filloi krimet kundër popullit çeçen në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit që kaloi dhe i vazhdoi edhe në dhjetëvjeçarin e parë të këtij shekulli, duke u bërë mbështetje e fuqishme e kryekriminelit Putin dhe të bandës rreth tij. Më 18 mars në Moskë u zhvillua një manifestim me rastin e 8-vjetorit të pushtimit të Krimesë, në të cilin njerëzit, me flamuj të ngritur lart, përshëndetnin me entuziazëm kryeshovinistin Putin. Skena të turpshme për një popull të mbarsur deri në fyt me psikologji të tërbuar shoviniste.

Pas luftës së dytë botërore, në kontinentin evropian vetëm kombi rus dhe vetëm kombi serb janë bërë mbështetje e fuqishme e kastave të tyre kriminale në pushtet për kryerjen e krimeve më të rënda kundër popujve fqinj.

I rendita këto fakte për të theksuar edhe diçka se mes shqiptarëve mund të ketë edhe nga ata, që, për turpin e tyre, për faqen e tyre të zezë, mund të jenë radhitur përkrah fashizmit gjakatar rus dhe kundër popullit ukrainas, duke e akuzuar këtë, sipas propagandës shpifografike fashiste ruse, për nazizëm në qëndrimin ndaj kombësive të tjera. Nëse ka shqiptarë të tillë, kjo do të thotë se ata kanë kryer një akt të lartë tradhtie ndaj kombit shqiptar, armiku tradicional i të cilit ka qenë dhe vazhdon të mbetet serbosllavizmi dhe rusosllavizmi.

————————-

*Vladimir Bukovski (1942-2019) ka qenë jurist sovjetik, britanik dhe rus, shkrimtar, publicist dhe personalitet shoqëror, njëri nga themeluesit e lëvizjes disidente në Bashkimin Sovjetik. Ai pati bërë emër në Perëdim sepse pati bërë publike praktikën e psikiatrisë ndëshkuese në Bashkimin Sovjetik. Nëpër burgje dhe në “kurimin” e detyrueshëm pati kaluar 12 vjet. Në vitin 1976, autoritetet sovjetike e këmbyen me udhëheqësin e komunistëve kilianë Luis Korvalana, kështu që ai u vendos me banim në Kembrixh. Në vitin 2014, ministria e jashtme ruse ia mohoi shtetësinë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk ia doli në Kiev/ Rusia intensifikon sulmet në rajonin e Donbasit në lindje

Story i radhës

​Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë dy ndeshjet që zhvillohen sot

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë