rusia pretendon se ka interceptuar avion norvegjez 64da5e2d84293

Rusia pretendon se ka interceptuar avion norvegjez

August 14, 2023
1 minut lexim

Rusia pretendoi se ka interceptuar një avion luftarak norvegjez që i afrohej hapësirës ajrore ruse mbi Detin Barents, transmeton Anadolu.

“Një avion luftarak MiG-29 i forcave ajrore të Flotës Veriore u ngrit për të identifikuar objektivin ajror dhe për të parandaluar shkeljen e kufirit shtetëror të Federatës Ruse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Në deklaratë thuhet se ekuipazhi i avionit MiG-29 identifikoi se avioni ishte një P-8A Poseidon që i përkiste Forcave Ajrore Norvegjeze.

“Kur avioni luftarak rus u afrua, avioni luftara i huaj kreu një kthesë nga kufiri shtetëror i Federatës Ruse. Shkelja e kufirit shtetëror të Federatës Ruse u parandalua”, thuhet në njoftim.

Në deklaratë shtohet se fluturimi i avionit luftarak rus është kryer “në përputhje të rreptë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore mbi ujërat neutrale pa kaluar nëpër rrugë ajrore dhe qasje të rrezikshme ndaj avionëve të shtetit të huaj”.





MARKETING

RENT A CAR

tema dhe teksti i ri i microsoft office vjen ne shtator 64da5db5ab02c
Story i mëparshëm

Tema dhe teksti i ri i Microsoft Office vjen në Shtator

proteste ne himare per lirimin e tij fredi beleri reagon nga burgu 64da5edc88e8a
Story i radhës

Protestë në Himarë për lirimin e tij, Fredi Beleri reagon nga burgu

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka parashikuar mot të vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius. Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet

Theo Hernandez drejt Juventusit

Milani do të dëgjojë oferta për Theo Hernandez këtë verë, dhe duket se francezi madje mund të qëndrojë në Serie A.  Në 14 ditët e fundit, situata e Theos është përkeqësuar shumë
ShkoLartë