Rusia planifikon të dërgojë deri në 2500 rezervistë në Ukrainë, sipas forcave të armatosura të Ukrainës.
Rezervistët aktualisht janë duke u trajnuar në rajonet Voronezh, Belgorod dhe Rostov të Rusisë, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
“Komanda e forcave të armatosura të Federatës Ruse po përpiqet të rekrutojë personel dhe të përdorë rezervistë për të kompensuar humbjet e trupave të saj,” tha ushtria ukrainase.
Kjo vjen pasi aleatët perëndimorë të Ukrainës thanë se lufta e Rusisë në Ukrainë nuk ecën sipas planit të paraparë, me Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe që vlerëson se Vladimir Putin mund të ketë humbur një të tretën e trupave të tij që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.