Rusia paralajmëron se do të sulmojë Perëndimin, nëse sulmohet nga Ukraina

min lexim

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar se Kremlini mund të sulmojë shtetet Perëndimore, nëse Ukraina përdor raketa të furnizuara nga ShBA-ja, për të kryer sulme ndaj Rusisë.

Presidenti i Shteteve tw Bashkuara, Joe Biden, njoftoi këtë javë se administrata e tij po dërgonte raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, ani se më herët kishte thënë se Ukrainës nuk do ti dërgoheshin armë të avancuara.

Medvedev, një aleat i ngushtë i Putinit, paralajmëroi se do të kishte pasoja nëse këto raketa do të përdoren në tokën ruse.

“Nëse, Zoti na ruajt, këto armë përdoren kundër territorit rus, atëherë forcat tona të armatosura nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të godasin qendrat vendimmarrëse. Sigurisht, duhet kuptuar se qendrat përfundimtare të vendimmarrjes në këtë rast, për fat të keq, nuk janë të vendosura në territorin e Kievit”, tha Medvedev.

Sistemet e raketave që dërgohen në Ukrainë do të jenë në gjendje të godasin objektivat e armikut rreth 50 milje larg, raporton Mirror.

Shtëpia e Bardhë tha se kishte rënë dakord t’i siguronte Ukrainës raketat e reja pasi mori garanci nga Presidenti Zelensky se ato nuk do të përdoren për të goditur objektivat brenda Rusisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbyllet votimi për Presidentin/ Nga 103 deputetë, morën pjesë 83

Story i radhës

Kylie Jenner duket mahnitëse në kostumin e larjes ngjyrë argjendi

Të fundit nga