Rusia nxjerr raketat bërthamore, Anglia jep alarmin: Çfarë thuhet në raportin e fundit

November 26, 2022
1 minut lexim

Ministria Britanike e Mbrojtjes tërhoqi vëmendjen e mediave të huaja në lidhje me raportin e fundit mbi arsenalin e raketave që ka aktualisht Rusia në përdorim.

Raporti, i cili fokusohet te sulmet e shtuara ruse ndaj vendbanimeve civile gjatë muajve të fundit përmban detaje të shumta teknike në lidhje me kapacitetet e vërteta të Rusisë si edhe llojin e raketave që janë përdorur.

Rusët janë njohur për arsenalin e madh të raketave, por sipas britanikëve, gjatë muajve të fundit, mungesat e theksuara në këtë drejtim janë kthyer në një makth për gjeneralët në fushën e betejës, të cilët tashmë po përdorin resurset e fundit për të goditur infrastrukturën civile ukrainase.

Në raport thuhet po ashtu se rusët janë në përfundim të arsenalit të tyre të raketave dhe tashmë kanë filluar përdorimin e raketave që më herët ishin projektuar për t’u lëshuar me koka bërthamore.

“Ata i kanë nxjerrë këto raketa, kanë hequr kokat bërthamore dhe po i lëshojnë drejtim Ukrainës me shpresën e dëmit të madh të shkaktuar vetëm përmes energjisë kinetike dhe lëndës djegëse të saj”, shkruhet në raport.

Një shembull i tillë është raketa AS-15 KENT, e cila është e programuar vetëm për të lëshuar koka bërthamore, por që është hasur shpesh gjatë sulmeve të fundit ndaj Ukrainës.

“Të dhënat tregojnë se Rusia është në përfundim të arsenalit të saj të raketave dhe tashmë po përdor edhe raketat e projektuara për mbushje bërthamore”, përfundon raporti.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tre futbollistë të rrogozhinasve ende me probleme

Story i radhës

Serbia si shtet artificial dhe kufijtë e Kosovës

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë