Rusia: Nuk shohim mundësi për zgjatjen e Marrëveshjes së Drithit

June 5, 2023
1 minut lexim

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Vershinin tha se nuk shohin mundësi për zgjatjen e Marrëveshjes së Drithit në Detin e Zi por se janë në bisedime me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

Vershinin bëri një vlerësim lidhur me Marrëveshjen e Korridorit të Drithit në Detin e Zi i cili u nënshkrua në Istanbul më 22 korrik 2022 mes Türkiye-s, Ukrainës, Rusisë dhe OKB-së dhe e cila u zgjat së fundmi deri më 18 korrik.

Në përgjigje të pyetjes nëse e shohin apo jo të mundshme zgjatjen e marrëveshjes, Vershinin tha: “Ne nuk shohim mundësi. Por, sigurisht që vazhdojmë konsultimet me zyrtarët e OKB-së për të dy pjesët e marrëveshjes”.

Ai vuri në dukje se eksportet e amoniakut janë në kuadër të marrëveshjes.

“Shumë herë kemi theksuar se eksporti i amoniakut është përfshirë në marrëveshjet e nënshkruara në Istanbul. Kjo do të thotë se amoniaku mund të eksportohet në kuadër të një marrëveshjeje tregtare. Është shumë keq që administrata e Kievit përpiqet ta lidhë këtë çështje me kushte ose nevoja të tjera dhe që e bllokon situatën”, tha Vershinin.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti mesazh Grupit të Zjarrit: “Nuk i zgjedh problemet kojshia, problemet i zgjedh shtëpia”

Story i radhës

KEDS brenda 5 muajve kryen afër 40 mijë kontrolle të keqpërdorimeve të energjisë elektrike

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë