Zelensky ka shkruar se Rusia po shkatërron në mënyrë cinike popullsinë civile.
Ai e ka dënuar sulmin në stacionin e trenit Kramatorsk, ku rreth 30 persona besohet të jenë vrarë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Duke shkruar në Instagram, Zelensky tha: “Në mungesë të forcës dhe guximit për të na përballur në fushën e betejës, ata po shkatërrojnë në mënyrë cinike popullatën civile”.
“Kjo është një e keqe që nuk ka kufi. Dhe nëse nuk dënohet, nuk do të ndalet kurrë”./V.N/