Agjencia ruse e lajmeve RIA ka cituar një zyrtar të ministrisë së jashtme të ketë thënë se vendi nuk do t’i kërkojë Bashkimit Evropian t’i japë fund sanksioneve, shkruan Sky News, transmeton Bota sot.
Nikolai Kobrinets, kreu i departamentit të bashkëpunimit evropian në ministri, tha se Kremlini kishte një “diferencë sigurie” të mjaftueshme dhe se nuk do të jepej fundi i sanksioneve.
“Bashkimi Evropian nuk është qendra e universit,” tha zoti Kobrinets.
Krahas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, BE-ja është një aleat kryesor perëndimor që mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
Ajo deri më tani ka vendosur disa masa kundër Rusisë, duke përfshirë ndalimin e transaksioneve të BE-së dhe vendeve anëtare me Bankën Qendrore Ruse, sanksionimin e 877 individëve dhe 26 subjekteve dhe ndalimin e avionëve rusë nga e gjithë hapësira ajrore dhe aeroportet e BE-së.