Rusia nis tërheqjen e trupave nga Kievi

Rusia me sa duket ka filluar tërheqjen e trupave të saj të para nga rajoni rreth kryeqytetit ukrainas, Kiev, përcjell “Bota sot”. Kjo është raportuar nga gazetari i CNN Jim Sciutto në Twitter. 

Ai e mësoi këtë nga dy pjesëtarë të personelit të lartë ushtarak amerikan.

Ky është një ndryshim “i rëndësishëm” në strategjinë e Rusisë në luftën në Ukrainë. 

I fundit: Rusia ka filluar të tërheqë disa forca nga kryeqyteti ukrainas Kiev, në atë që SHBA e vlerëson si një ndryshim “i madh” strategjie, më thonë dy zyrtarë të lartë amerikanë.

SHBA tashmë po vëzhgon lëvizjet e Grupeve Taktike të Batalioneve Ruse (BTG) 1“,shkroi Sciutto.

Rusia njoftoi të martën se do të reduktonte “radikalisht” sulmet ndaj Kievit.

“Sipas pikëpamjes së SHBA-së, ky nuk është një rregullim afatshkurtër për t’u rigrupuar, por një lëvizje afatgjatë, pasi Rusia po përballet me dështimin për të avancuar në veri. Ministria e Mbrojtjes ruse tha të martën se ka vendosur të “zvogëlojë në mënyrë drastike armiqësitë” në drejtimet e Kievit dhe Chernihiv”, shkroi gazetari./M.L

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja u shënuan

Story i radhës

Ja çfarë i mban çiftet të lumtur së bashku!

Të fundit nga