Ministri i Jashtëm rus ka folur këtë mëngjes për kryeministren e ardhshme të Britanisë së Madhe Liz Truss, e cila do të emërohet zyrtarisht këtë pasdite, përcjell Bota sot.
Sergej Lavrov tha se zonja Truss nuk “përpiqet të bëjë kompromis”, duke shtuar: “Kjo nuk do ta ndihmojë vendin në skenën ndërkombëtare”.
Moska e ka takuar fitoren e zonjës Truss në garën për të zëvendësuar Boris Johnson me përbuzje, duke sharë atë që e sheh si pozicionin e saj anti-rus.