Rusia i largon flamujt nga ambasada, nis evakuimin e diplomatëve nga Ukraina

February 23, 2022
1 minut lexim

Agjencia e lajmeve “TASS” raportoi se Rusia e ka filluar evakuimin e stafit diplomatik nga të gjitha misionet e saj në Ukrainë, duke cituar një përfaqësues të ambasadës ruse në Kiev.

Ambasada dhe konsullata e përgjithshme e Rusisë në Odessa u panë të mërkurën pa flamuj, shkruan Reuters.

“Disa vetura u larguan nga territori i konsullatës në mëngjes”, i tha agjencisë “Reuters” një pjesëtar I Gardës Kombëtare Ukrainase, i cili ishte në detyrë afër konsullatës ruse në Odessa.

Të martën, Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi për evakuimin e stafit diplomatik nga Ukraina për ato që i quajti arsye sigurie, një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, e njohu pavarësinë e dy rajoneve lindore ukrainase.

Javën e kaluar, një video qarkulloi në internet ku shihej tym duke dalë nga oxhaku i ambasadës ruse në Ukrainë. Agjencia e lajmeve “TASS” citoi një punëtor të ketë thënë se stafi i ambasadës ka djegur dokumente para se të largohej.

“Kjo është procedurë e rregullt. Në rastet si ky që e kemi tash, ekziston një grup i masave që duhet të merren për arsye sigurie”, citohet të ketë thënë punonjësi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vaksinat për gratë shtatzëna, ja çfarë thonë mjekët

Story i radhës

Nadal: Kanë përfunduar ditët kur luftoja

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë