Vaksinat për gratë shtatzëna, ja çfarë thonë mjekët

Propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive që gratë shtatzëna të kthehen në punë do të shqyrtohet së shpejti nga qeveria. KSI vlerëson se shtatzënat duhet të vaksinohen, në të mirë të shëndetit të tyre dhe foshnjës. Mjekët thonë se vaksina për gratë shtatzëna është e sigurt dhe se ato mund të kthehen në punë dhe të vazhdojnë me aktivitetet e tyre të përditshme.

“Është shumë me rëndësi që të merret vaksina gjatë kohës së shtatzënisë për shkak se gratë që nuk vaksinohen mund të kenë komplikime të ndryshme gjatë kohës së shtatzënisë, siç janë sëmundjet e ndryshme hipertenzive si dhe lindja e parakohshme.”,- deklaroi gjinekologia, Valbona Gjonbalaj.

Mjekja Gjonbalaj informon se vaksinën kundër Covid-19 mund ta marrin edhe ato që planifikojnë të ngelen shtatzëna si dhe gratë gjidhënëse.

“Vaksina kundër Covid-19 është e sigurt të merret gjatë kohës së shtatzënisë, shumë gra kanë ngelur shtatzëna dhe kanë lindur fëmijë të shëndetshëm pasi kanë qenë të vaksinuara me vaksinën kundër Covid-19. Vaksinën kundër Covid-19 gjithashtu mund ta marrin edhe pacientet të cilat planifikojnë të ngelin shtatzëna si dhe pacientet që kanë fëmijët e tyre në gji.”,- u shpreh Gjonbalaj.

Gjonbalaj njëherit thotë se nuk ka prova që tregojnë se vaksinat mund të ketë efekte negative në pjellshmërinë si për burrat ashtu edhe për gratë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ushtria izraelite vret një palestinez

Story i radhës

Rusia i largon flamujt nga ambasada, nis evakuimin e diplomatëve nga Ukraina

Të fundit nga