Për vite me radhë banda kriminale kibernetike në Rusi njohur si REvil, ka sulmuar objektivat e saj në mënyrën më të pamëshirshme.
Dy muaj më vonë, mijëra biznese ndërprenë shërbimet ndërsa grupi në fjalë kishte gjetur një problem sigurie në mekanizmin e përditësimit të shërbimeve IT të kompanisë Kaseya. Deri më sot, sulmet e REvil kanë shpëtuar pa u ndëshkuar.
Një lëvizje e paprecedent e cila mund të tronditë qarqet e brendshme të bandave kriminale kibernetike të Rusisë, agjencia Ruse e sigurisë arrestoi 14 anëtarë të dyshuar të REvil.
Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) njoftoi arrestimet ditën e Premte sipas raportimeve nga agjencia e pavarur Ruse e lajmeve Interfax dhe përmes një deklarate për mediat nga zyrtarë të FSB-së.
Pas vitesh injorim të presionit ndërkombëtar, është veprimi i parë ndërmarrë nga qeveria Ruse kundër bandave të ransomware.
“REvil, specifikisht lideri i grupit me pseudonimin Unknown, besonte se mund të vazhdonin aktivitetin dhe ti shpëtonin ndëshkueshmërisë. Ky operacion tregon se edhe bandat ransomware nuk janë të paprekshëm në Rusi,” shprehej analisti i firmës së sigurisë Recorded Future Allan Liska.
Grupi humbi nga radarët në Korrik pas reagimeve të shumta nga mbarë komuniteti ndërkombëtar për tu rikthyer vetëm disa muaj më vonë. Rikthimi ishte i shkurtër sepse disa agjenci ligjzbatuese ndërkombëtare e nxorën offline në Tetor.
Gjatë arrestimeve të së Premtes, zyrtarë nga FSB dhe Ministria e Punëve të Brendshme konfiskuan pajisjet e tyre kompjuterike, 20 makina luksoze dhe më shumë se 5.5 milionë dollarë në rubla dhe kriptomonedha. Agjencia gjithashtu mori nën kontroll portofolët e tyre të kriptomonedhave duke shtënë në duar 1.2 milionë dollarë të tjera në valutë të huaj.
Burimi: pcworld.al