Kovaçevski e Petkov: Dalë nga dalë drejt zgjidhjes së kontestit

Fqinjësia e mirë do të jetë në piadestal dhe do të përkushtohemi punëve që u harruan viteve të fundit. Memoranduamet që sot u nënshkruan kanë një rezultat përfundimtar, dhe kjo është zhvillimi ekonomik i të gjithë rajonit, porositën kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë Dimitar Kovaçevski dhe Kirill Petkov në konferencën e djeshme të përbashkët në Sofje.

Të dy kryeministrat vlerësuan se është mirë që tani më ka plan për takime javore të grupeve sektoriale dhe se shpejtë mund të arrihet ajo që është lëshuar në periudhën e kalur.

“Kemi tre memorandume reale të nënshkruara për shumë çështje kyçe – çështja nga fusha e bujqësisë, kompanitë e vogla dhe të mesme dhe zhvillimin e lidhjes hekurudhore Sofje-Shkup. Ky është shembull për qasjen e re që ne po e japim me energjinë e re dhe rezultate reale”, tha kryeministri bullgar Petkov, shtoi se ka sinergji të madhe dhe përparësi për fqinjësin e mirë.

Ai paralajmëroi se në takimet e para e grupeve të punës do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Odave ekonomike dhe nga institucionet arsimore dhe kulturore.

Grupi i punës në pjesën e energjetikës, tregtisë, investimeve, turizmit dhe bujqësisë tani më ka planë të aktiviteteve që duhet të realizohet në muajt e ardhshëm, ndërsa grupi kompetent për kultur dhe arsim poashtu do të ketë projekte konkrete që do të nënkupton bashkëpunim ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë nga dy shtetet dhe vendosjen e konferencave shkencore veçanërisht në pjesën e shkencave natyrore. Në pjesën e eurointegrimeve, siç tha Kovaçevski, Maqedonia e Veriut mund të pranoj përvoja nga Bullgaria që tani më 15 vite është anëtare e Bashkimit Evropian.

Të dy kryeministrat shprehen kënaqësi edhe nga komisioni historik, siç thanë, do të intensifikojnë aktivitetet në periudhën e ardhshme.

“Grupi historik tha se do të ketë të paktën tre takime në katër muajt e ardhshëm. Shumë punë intenzive në mes takimeve dhe ata kanë pamje optimiste drejtë detyrës së përbashkët”, deklaroi Petkov.

Në fillim të konferencës për shtyp të dy kryeministrave u nënshkruan disa marrëveshje bilaterale për bashkëpunim në fusha të ndryshme në mes dy shteteve.

Takimet e ardhshme të grupeve të punës do të mbahen për një javë.

Për çështjet politike kryeministrat e Maqedonisë dë Veriut dhe Bullgarisë kanë folur edhe në takimin në Shkup edhe dje në mbledhjet në Sofje, ku u mbajt seanca ndërqeveritare e të dy shteteve. Por, megjithatë, sot, siç deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, më shumë është folur për temat që i mbulojnë grupet e punës, ndërsa të cilat punojnë në projekte konkrete në fushat e dhëna.

Të dy kryeministrat, të cilët në takimin në Shkup arritën të dakordohen për shfrytëzimin e emrit të shkurtër Maqedonia e Veriut, e cila tani ka vlerë të njëjtë si dhe emri i gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa që ishte njëra nga kërkesat “pesë plus një”, dje në Sofje nuk kanë biseduar për ndonjë marrëveshje politike konkrete, por vunë në dukje se të dyja vendet kanë ministritë e punëve të jashtme, të cilat punojnë me kapacitet të plotë dhe në momentin kur të afrohen qëndrimet për disa çështje politike, opinioni do të informohet me kohë, tha raportuesi i MIA-s nga Sofja.

“Në takimin që u mbajt para shtatë ditëve në Shkup hapëm një proces të ri të dialogut, grupet e punës janë formuar dhe udhëhiqen nga ministrat, që e tregon vullnetin politik dhe përfshirjen që ky proces të ecë përpara, por në to janë përfshirë edhe ata nga sektori real dhe odat ekonomike, institucionet arsimore….Me këtë duam të lëvizim një proces, me të cilin duam të tregojmë se dy vende fqinje gjtihmonë mund të shtojnë vlerë, si për shtetet edhe për qytetarët që jetojnë në to”, tha Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konfrencën e përbashkët për shtyp me Petkovin.

Sa i përket kritereve të matshme për suksesin e dialogut jo vetëm për grupet punuese, por edhe për çështjet politike, Kovaçevski tha se kriter për sukses është nëse javën e ardhshme tashmë kemi operatorë nga Sofja që të vijnë në Shkup ose anasjelltas ku do të diskutohet linja ajrore ekonomike më e qëndrueshme, e cila do të krijohet dhe mund të fillojë fluturimet nga 1 marsi. Kriter për sukses në infrastrukturë është nëse deri në vitin 2023 bëhen 13 km rrugë deri në pikën kufitare Klepalo dhe hapet dhe ky është kriter për sukses, tha Kovaçevski.

Në lidhje me çështjet politike, theksoi kryeministri Kovaçevski, kriter i suksesshëm është nëse arrijmë nëpër bisedat e të gjithë këtyre komisioneve, normalisht nëpër një dialog politik të qeverive të arrijmë marrëveshje dhe në periudhën e parashikueshme ta kemi konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Në lidhje me atë nëse të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut do të llogariten si kriter, Kovaçevski theksoi se në shtete të ndryshme ka lloje të ndryshme të kushtetutave, ndërsa në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut të drejtat individuale realizohen në mënyrë kolektive.

“Pra, në Kushtetutën tonë, përveç gjuhës maqedonase, janë shkruar edhe shqiptarët dhe të tjerët që e përbëjnë atë, komunitetet tjera dhe normalisht qytetarët e tjerë të vendit që vetëvendosen në një mënyrë tjetër, mund të kërkojnë të jenë pjesë e Kushtetutës”, tha Kovaçevski , i cili theksoi se është një proces që kalon në fazat e ndryshimit kushtetues dhe në të cilin janë përfshirë disa institucione. “Në rrugën e një vendi drejt Bashkimit Evropian hapet Kushtetuta, që të bëhen edhe përshtatje të tjera të Kushtetutës dhe pastaj në bazë të kësaj do të mbulohen ato çështje në përputhje me kërkesat e qytetarëve”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se do të bisedohet edhe për çështje tjera të hapura ndërmjet dy vendeve në suaza të këtij dialogu të ri, që e hapën ai dhe Petkov.

Kryeministri bullgar, sërish, u përgjigj në pyetjen në lidhje me mundësinë që kriza rreth Ukrainës ta kontestojë këtë proces të dialogut ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, potencon se çdo njeri që gjendet në pozitën e tyre, duke e ndërmarrë punën e kryeministrit, e di se çdo ditë do të ketë ndonjë krizë për zgjidhje.

“Ne jemi këtu sepse nuk kemi frikë nga krizat, sepse besojmë se mund t’i zgjidhim ato. Por për momentin ka çështje shumë serioze edhe Kovid-19, tensionet mes NATO-s dhe Rusisë, çmimet e larta të energjisë elektrike dhe gazit… Por kur në një situatë kaq të vështirë shihet një ditë si kjo e sotmja, ku ka progres real dhe atje tashmë është një proces pune me drejtim konstruktiv, njeriu ndjen se ka arsye të ngrihet në mëngjes dhe ta bëjë këtë punë, shtoi Petkov.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fesjbuk me vlerësim se seanca e djeshme e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë në Sofje është e suksesshme dhe e frytshme dhe pret për gjashtë muaj rezultate nga grupet e punës në të gjitha fushat.

“Sot patëm një seancë të suksesshme dhe të frytshme të të dyja qeverive. I formuam pesë grupet e punës dhe fillojmë me realizimin e projekteve me interes të qytetarëve të të dyja vendeve. Bashkëpunimi i këtillë do të thotë afrim i të dyja shteteve dhe përfitime konkrete për një jetë më cilësore të qytetarëve tanë. Atë që dua ta theksoj është se anëtarët dhe bashkëkryesuesit e këtyre grupeve në pjesën më të madhe janë ministra në të dyja qeveritë. Me këtë sigurojmë një mbështetje të fuqishme politike për implementimin e projekteve të planifikuara, që do të rezultojë me një intensitet të fuqishëm dhe realizim të shpejtë. Pres që për gjashtë muaj në të gjitha fushat të tregojmë rezultate konkrete”, qëndron në statusin në Fejsbuk të Kovaçevskit.

Ai shtoi se takimet e djeshme me kryeministrin Petkov dhe ministrat nga të dyja qeveritë, e kanë siguruar se ekziston vullnet te të dyja palët për përparim të shpejtë në marrëdhëniet e ndërsjella.

“Unë dhe Kirili jemi kryeministra të rinj, dhe kemi përgjegjësi, por edhe dëshirë të fuqishme të arrijmë sukses në ambicien tonë. Fuqishëm besoj se se ky kapitull i ri në marrëdhëniet mes të dyja vendeve tona miqësore do të sjellë progres, zhvillim dhe përfitime afatgjata për të dy popujt”, thotë kryeministri Kovaçevski duke shprehur falënderim edhe njëherë për mikpritjen e kolegut bullgar Petkov.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me ftesë të kryeministrit të Bullgarisë Kiril Petkov, në margjinat e seancës së përbashkët të dy qeverive, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bullgarët e denjë” që tradicionalisht ndahet çdo vit për shumë qytetarë bullgarë që kanë arritur rezultate të mëdha dhe vepra humanitare për popullin e tyre dhe për vendin e tyre.

Kryeministri Petkov ua dha këtë mirënjohje sportistëve bullgarë që fituan medalje të arta në Lojërat e fundit olimpike në Tokio, si dhe dy fëmijëve që mblodhën fonde për nënën e tyre të sëmurë duke shitur limonadë në stendën e tyre.

Kryeministri Kovaçevski ia dorëzoi çmimin “Bullgarët e denjë” zjarrfikësit David Galabov si një nga fituesit e çmimit, i cili nuk ka kursyer jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy foshnjave të vogla nga stuhitë e zjarrit.

“Zjarrfikësi Galabov e merr këtë çmim për herë të dytë dhe herën e parë e ka marrë së bashku me kolegët e tij për sakrificën e tyre gjatë pjesëmarrjes në përballjen me përmbytjet e vitit 2016 në vendin tim, në Maqedoninë e Veriut”, tha kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski tha se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do ta harrojnë kurrë dorën e shtrirë ndaj Bullgarisë në vitin 2016, por edhe vitin e kaluar kur vendi ynë u përfshi nga zjarre të mëdha, për të cilat ndër të parët erdhi ndihma nga fqinjët tanë. Bullgaria mike dhe punonjësit e saj mjekësorë dhe shëndetësorë treguan profesionalizëm të jashtëzakonshëm në rastin e aksidentit të trafikut në autostradën “Struma” ku në tragjedinë e tmerrshme humbën jetën 47 bashkëqytetarë tanë.

“Nuk do ta harrojmë kurrë ngushëllimin dhe ndihmën që u dha atëherë”, tha kryeministri Kovaçevski në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski uroi zjarrfikësin Galabov dhe të gjithë fituesit e çmimit dhe dërgoi mesazh inkurajues për solidaritet dhe ndihmë si obligim për ta kthyer me dashamirësi ndaj komunitetit.

Çështjet e hapura duhet të zgjidhen në tërësi, që duhet të përfaqësojë kornizë të caktuar, e cila do të jetë e lidhur me heqjen e vetos nga pala bullgare dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në, njoftoi dje kryeministri Dimitar Kovaçevski për gazetarët e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të mbledhjes së parë ndërqeveritare të të dyja shteteve, e cila u mbajt në Sofje.

Siç njoftoi raportuesi i MIA-s nga Sofja, në lidhje me mundësinë për ndarjen e çështjeve nga tani pakoja 4 plus 1 pasi emri i shkurtë Maqedonia e Veriut ishte zgjidhur gjatë vizitës së Petkovit në Shkup, Kovaçevski theksoi se çështjet do të shkojnë në një pako, por, se secila nga ato ka dinamikën e saj të zgjidhjes.

Siç njoftoi kryeministri, gjatë zgjidhjes së çështjeve politike me Sofjen duhet të respektojmë Rezolutën e cila është miratuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është mbështetur nga të gjitha partitë politike, duke theksuar se nuk duhet të shihen si të rënda dhe të lehta nëse ekziston gatishmëri për arritjen e kompromisit.

Kovaçevski, brifingun, e mbajti pas takimit me presidentin bullgar Rumen Radev, i cili në bisedime, siç theksoi kryeministri, e ka riafirmuar qëndrimin sa i përket çështjeve politike të palës bullgare. Por, ka theksuar edhe se e ka mbështetur impulsin e ri të dialogut të cilin e japin të dy kryeministrat e rinj.

Sa i përket përshtypjes së tij nga takimet të cilat i kishte sot dhe dje në Sofje, për atë nëse ka afrim mes të dyja palëve sa i përket pakos së çështjeve politike, Kovaçevski njoftoi se në bisedimet në mbledhjen e përbashkët aspak nuk është biseduar për ato çështje. Kjo, tha, është punë e ministrive të Punëve të Jashtme të cilat e kanë kapacitetin e plotë dhe do të angazhohen në afrimin e pozicioneve mes të dyja shteteve.

Kryeministri Kovaçevski njoftoi se zgjidhja mes të dyja vendeve para së gjithash duhet të jetë e bazuar në vlerat evropiane, në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë, të jetë institutionalisht e mbështetur nga të dyja palët dhe të sjellë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Për atë nëse zgjidhja e arritur do të futej në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë ose do të miratohej marrëveshje e re eventuale, si dhe për atë nëse do të dërgohej për miratim në Kuvend, Kovaçevski theksoi se ai është legalist dhe se të gjitha vendimet do të merren sipas ligjeve. Theksoi se ka vendime të cilat i sjellë Qeveria, ka vendime të cilat i sjellë Kuvendi, dhe ka vendime të cilat i nënshkruan presidenti.

Në këtë moment nuk deshi të precizojë më shumë hollësi, duke theksuar se tani është më e rëndësishme që të aktivizohet puna e grupeve të punës, të vazhdohet rruga e afrimit të të dyja palëve përmes ndërmarrjes së hapave praktikë dhe realizimit të projekteve konkrete, sepse siç tha, mes vendeve që nuk ekziston komunikim është rëndë të arrihet çfarëdo lloj zgjidhje.

Sa i përket përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, Kovaçevski theksoi se ai është proces që duhet t’i kalojë të gjitha fazat të cilat parashohin ndryshim të Kushtetutës dhe theksoi se ai ndryshim do të ketë lidhje me procesin e integrimeve evropiane në vend.

Sa i përket mbrojtjes së pakicave, theksoi se situata në vendin tonë është e qartë, se të drejtat individuale realizohen në mënyrë kolektive, por se ka shtete në të cilat ky nuk është rast siç është Bullgaria. Për atë nëse në takime është folur edhe për pakicën maqedonase, Kovaçevski njoftoi se në rastin me Bullgarinë ekzistojnë edhe mekanizma të tjerë për mbrojtje të të drejtave të dikujt sa i përket vetëvendosjes të tyre, institucione të ndryshme ndërkombëtare, siç është Këshilli i Evropës.

Story i mëparshëm

Rusia godet grupin famëkeq të hakerëve REvil ndërsa tensionet me Ukrainën janë në rritje

Story i radhës

Plani ambicioz i General Motors për të kaluar Teslan

Të fundit nga