Rusia “tashmë e ka humbur strategjikisht” luftën e saj në Ukrainë, duke marrë humbje të mëdha.
Moska zyrtare “nuk do të marrë kurrë kontrollin” e ketij vendi, tha Tony Radakin, Shefi i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar në një intervistë për agjencinë e lajmeve Press Association.
Nderkohe, ne nje kohe qe lufta eshte ne diten e 114, behet e ditur se një amerikan i tretë, veterani i marinës Grady Kurpasi, është zhdukur në Ukrainë.
Kështu deklaruan zyrtarë të administratës amerikane të cituar nga CNN.
Hera e fundit që kemi dëgjuar nga ai ishte midis 23 dhe 24 prillit, bene te ditur autoritetet amerikane.
Kurpasi shërbeu 20 vjet në marinën amerikane dhe kishte vendosur të dilte vullnetar në Ukrainë.