rusia e detyron mbylljen e organizates me te vjeter per te drejtat e njeriut 63d180a4c8d6a

Rusia e detyron mbylljen e organizatës më të vjetër për të drejtat e njeriut

January 25, 2023
1 minut lexim

Një gjykatë në Rusi ka urdhëruar mbylljen e organizatës më të vjetër të të drejtave të njeriut atje.

Grupi i Helsinkit të Moskës (MHG) u themelua në vitin 1976 dhe raporton çdo vit për situatën e të drejtave të njeriut në Rusi.

Megjithatë, autoritetet tani kanë thënë se kjo organizatë nuk e ka regjistrimin e duhur.

Ky vendimi vjen pasi Ministria e Drejtësisë në Rusi ka ngritur një padi duke kërkuar mbylljen e grupit në dhjetor të vitit të kaluar.

Institucionet ruse kanë deklaruar se kjo organizatë është e hapur dhe e regjistruar për të raportuar për të drejtat e njeriut vetëm në kryeqytetin rus dhe jo në pjesë tjera të vendit.

MHG ka punuar gjithmonë me një shtrirje më të gjerë të raportimit për të drejtat e njeriut. Grupi e quajti masën “disproporcionale” në atë kohë dhe tha se do të vazhdojë të funksionojë “pavarësisht nga dëshirës së autoriteteve”.

Në një deklaratë të mërkurën, MHG raportoi se kryetari i saj i tha gjyqtarit dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë se ata “po bënin një mëkat të madh” duke e mbyllur atë.

“Ju po shkatërroni raportimin për të drejtat e njeriut. Likuidimi i grupit është një goditje e rëndë për për të të drejtat e njeriut jo vetëm në Rusi, por edhe në botë”, tha Valery Borshov, kryetar i MHG-së.

Nuk është hera e parë që MHG detyrohet ta ndërpresë veprimtarinë e saj. Kjo kishte ndodhur edhe në vitin 1970, para se qeveria e asaj kohe të dërgonte në burg apo në mërgim anëtarët e kësaj organizate.

Grupi u ringjall në fillim të viteve 1990, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

zhvilluesit e tweetbot krijojne nje aplikacion per mastodon 63d1807d9990c
Story i mëparshëm

Zhvilluesit e Tweetbot krijojnë një aplikacion për Mastodon

jeremy renner pesoi aksident derisa po perpiqej te shpetonte nipin 63d180adb6dce
Story i radhës

Jeremy Renner pësoi aksident derisa po përpiqej të shpëtonte nipin

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë