Zhvilluesit e Tweetbot krijojnë një aplikacion për Mastodon

Ivory, një klient Mastodon nga kompania e cila fshihej pas aplikacionit Tweetbot i cili u detyrua të mbyllet pasi Twitter ndryshoi politikat, lançoi së fundi aplikacionin e ri në App Store.

Edhe pse është i kufizuar në akses, shumë përdorues janë impresionuar nga versioni alpha dhe tashmë kushdo në iOS mund ta provojë.

Aplikacioni vjen nga Tapbots, kompania e cila shikoi aplikacionin e saj Twitter të mbyllej. Duke qenë se është në fazat e para, aplikacioni për Mastodon është shumë i kufizuar në funksionalitet krahasuar me klientin desktop.

Sipas kompanisë në planet e saj janë shumë funksionalitete të reja por për momenti ka vetëm mundësinë për të edituar profilin, postimet, lexuar tekstin. Përpara se të nxitoni për ta shkarkuar duhet përmendur fakti se është me pagesë dhe kushton 1.99 dollarë në muaj ose 14.99 dollarë në vit.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Naim Miftari: Asociacioni të kushtëzohet me këto kushte nga Kosova

Story i radhës

Rusia e detyron mbylljen e organizatës më të vjetër për të drejtat e njeriut

Të fundit nga