Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se “Rusia duhet të njihet si një shtet terrorist”, në një postim në Twitter në lidhje me përvjetorin e rrëzimit “tragjik” të fluturimit 17 të Malaysian Airlines ndërsa fluturonte mbi Ukrainën lindore tetë vjet më parë, raporton AL Jazeera, përcjell Bota sot.
“Për 8 vjet, ne kemi pasur prova të tmerrshme për këtë,” tha Iryna Venediktova në Twitter.
“Pesë muajt e fundit ishin kulmi i terrorit rus – 23,000 krime lufte të kryera kundër civilëve, duke përfshirë gazetarë ndërkombëtarë që tregojnë të vërtetën rreth #Krimeve të Luftës Ruse”.