”Rusia do gjunjëzohet”, SHBA nis Apache e F35 drejt Baltikut, Biden “shpalos” sanksionet

February 23, 2022
1 minut lexim

Kriza mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon të zgjerohet Pasi njohu pavarësinë e republikave filoruse të Donetskut e Luhanskut, që ndodhen në Donbas në lindje të Ukrainës, tanket dhe trupat ruse hynë në këtë territor, i cili në sytë e komunitetit ndërkombëtar është në fakt ukrainas.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian vendosën ato që mund të konsiderohen si sanksionet e para të forta kundër Moskës. Masa të rënda financiare do të merren ndaj bankave ruse, oligarkëve rusë dhe familjarëve të tyre, pas asaj që konsiderohet si shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar, sulmi ndaj vendit fqinj. Sanksionet prekin jo vetëm bankat ruse, por edhe borxhin sovran të Rusisë.

Ato do të zbatohen ndaj bankës VEB dhe ndaj Promsvyazbank, e cila shërben si banka e ushtrisë ruse dhe kryen transaksionet në fushën e mbrojtjes. Nga dita e sotme, ato hyjnë në fuqi edhe ndaj elitave ruse dhe të afërmve të tyre.

Sipas presidentit amerikan Joe Biden, një goditje e tillë ndaj borxhit sovran të Rusisë, do të thotë se praktikisht Rusisë do t’i ndërpritet financimi perëndimor.

“Askush prej nesh nuk do të mashtrohet nga pretendimet e Presidentit rus Vladimir Putin për Ukrainën. Ai po krijon një racionalitet për të marrë më shumë territore me force. Ky është fillimi i një sulmi rus ndaj Ukrainës”, tha Biden.

Biden shtoi se kjo është vetëm vala e parë e sanksioneve gjunjëzuese që SHBA dhe aleatët janë gati të vendosin mbi Rusinë nëse sulmi i saj mbi Ukrainë, zgjerohet përtej Donbasit.

Në shenjë solidariteti, ai autorizoi dislokimin e forcave amerikane drejt vendeve baltike në krahun lindor të NATO-s pranë kufirit me Rusinë. 800 ushtarë amerikanë u nisën nga Italia, së bashku me 20 helikopterë Apache dhe të paktën 8 bombardues F35.

Në këtë mënyrë, SHBA e NATO po sfidojnë dhe ato Putinin, një nga kërkesat e të cilit për perëndimin ishte tërheqja e forcave ushtarake të aleancës veri-atlantike nga territoret e ish republikave sovjetike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Putin nuk është Hitleri, por po mundohet ta kopjojë Hitlerin?!

Story i radhës

Tuchel tregon nëse Kovacic e Ziyech do të paraqiten në finalen e Carabao Cup kundër Liverpoolit

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë